Moska tërheq trupat nga qyteti jugor, reagon Kievi: Opsioni më i arsyeshëm, organizimi i mbrojtjes në Dnipro. Derisa flamuri ukrainas të valëvisë mbi Kherson….

moska terheq trupat nga qyteti jugor reagon kievi opsioni me i arsyeshem organizimi i mbrojtjes ne dnipro derisa flamuri ukrainas te valevise mbi kherson
moska terheq trupat nga qyteti jugor reagon kievi opsioni me i arsyeshem organizimi i mbrojtjes ne dnipro derisa flamuri ukrainas te valevise mbi kherson

Një këshilltar i lartë i presidentit të Ukrainës tha të mërkurën se ishte shumë herët për të folur për një tërheqje të trupave ruse nga qyteti jugor Kherson.

“Derisa flamuri ukrainas të valëvisë mbi Kherson, nuk ka kuptim të flasim për një tërheqje ruse”, ka thënë Mykhailo Podolyak në një deklaratë për Reuters, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, deklarata e tij vjen pasi është raportuar se ushtria ruse është urdhëruar të tërhiqet nga qyteti ukrainas Kherson, i vetmi kryeqytet rajonal që ka pushtuar që nga fillimi i pushtimit në shkurt.

Dhe ka qenë komandanti rus në Ukrainë, gjenerali Sergei Surovikin, që ka thënë se nuk ishte më e mundur të vazhdohej furnizimi i qytetit.

Siç raportojnë mediat, tërheqja do të thotë se forcat ruse do të tërhiqen tërësisht nga bregu perëndimor i lumit Dnipro.
Kjo vlerësohet si një goditje e rëndësishme pasi Rusia përballet me një kundërofensivë të Ukrainës.

“Në këto rrethana, opsioni më i arsyeshëm është organizimi i mbrojtjes përgjatë një linje barriere përgjatë lumit Dnipro”, citohet të ketë thënë gjenerali Surovikin në një takim të udhëheqësve të lartë ushtarakë

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts