Moska tregon “forcën” në Mesdhe, dërgon trupa për stërvitje ushtarake

moska tregon forcen ne mesdhe dergon trupa per stervitje ushtarake
moska tregon forcen ne mesdhe dergon trupa per stervitje ushtarake

Një grup anijesh nga Flota Veriore e Marinës Ruse, ka hyrë në Detin Mesdhe për stërvitje ushtarake. Njoftimi është bërë nga vetë agjencia ruse.

Megjithatë lëvizjet ushtarake ruse janë nën vëzhgim të ngushtë pasi vendosja e forcave ushtarake ruse në prani të Ukrainës kanë shkaktuar trazira në Perëndim për shkak se i frikësohen nisjes së një lufte. Ndonëse nga ana tjetër, Moska mohon kategorikisht çdo plan për të pushtuar Ukrainën.

Sakaq muajin e kaluar Rusia njoftoi se marina e saj do të zhvillonte një sërë stërvitjesh me të gjitha flotat e saj.

Bëhet e ditur se anijet që hynë në Mesdhe ishin kryqëzori Marshal Ustinov, fregata Admiral Kasatonov dhe shkatërruesi Vice-Admiral Kulakov.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts