“Moslejimi i mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë, në kundërshtim me…”, Borrell: Serbia dhe Turqia gradualisht do të sanksionojnë Rusinë

Përfaqësuesi i BE për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, në një përgjigje me shkrim në pyetjen e deputetit të Parlamentit Evropian Jean-Paul Garraud, ka deklaruar se vendimi i Prishtinës për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve serbe në territorin e Kosovës, është në kundërshtim me përkushtimin e Kosovës ndaj vlerave evropiane dhe parimit të mbrojtjes së të drejtave demokratike të qytetarëve të saj, përfshirë komunitetet joshumicë.

Borell ka theksuar se mbajtja e zgjedhjeve serbe në Kosovë nuk ishte dakorduar në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja (Beograd dhe Prishtinë), por përkujtoi se deri më tani ekzistonte një praktikë që mundësonte votimin në Kosovë, me mbështetjen e OSBE-së dhe BE-së.

“Ishte opsioni më i realizueshëm për zgjedhjet e mbajtura më 3 prill 2022, duke kujtuar se BE-ja në mënyrë aktive mbështeti përpjekjet e bashkërenduara të bashkësisë ndërkombëtare për të gjetur një zgjidhje që do t’u mundësonte votuesve me të drejtë vote në Kosovë të ushtrojnë të drejtën demokratike dhe të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Serbi në prill dhe shpreh keqardhje që nuk u arrit konsensus”, është shprehur ai.

I pyetur në lidhje me trajtimin e Serbisë dhe Turqisë ndaj sanksioneve kundër Rusisë, Borell tha se në përputhje me kornizat e tyre përkatëse të negociatave, Serbia dhe Turqia pritet që gradualisht të harmonizojnë politikat e tyre ndaj vendeve të treta dhe pozicionet në organizatat ndërkombëtare me politikat dhe qëndrimet e BE-së, duke përfshirë masat kufizuese.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.