Mosmarrëveshjet për furnizimin me avionë, Harris mbërrin anë Poloni

mosmarreveshjet per furnizimin me avione harris mberrin ane poloni
mosmarreveshjet per furnizimin me avione harris mberrin ane poloni

Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, arriti në Poloni më 9 mars. Gjatë vizitës dyditore, ajo do të qëndrojë në Poloni dhe Rumani, ku do të bisedojë për pushtimin rus të Ukrainës dhe për ndikimin që po ka kjo luftë në rajon.

Vizita e Harris në Varshavë të Polonisë vjen në kohën e një mosmarrëveshjeje të papritur diplomatike lidhur me furnizimin e Ukrainës me avionë luftarakë.

Qeveria polake më 8 mars doli me një plan që të transferojë në bazën amerikane në Gjermani, avionët e saj të prodhimit rus, MiG-29, në mënyrë që ato më pas t’iu jepen pilotëve ukrainas për të luftuar me forcat ruse. Në këmbim, SHBA-ja do ta furnizonte Poloninë me avionët e prodhimit amerikan. Por, Polonia nuk e kishte ndarë paraprakisht këtë ide me administratën e presidentit amerikan, Joe Biden, para se ta bënte publike. Prandaj, Pentagoni menjëherë e hodhi poshtë këtë ide si të paqëndrueshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts