Moti ekstrem në Kanada, pas temperaturave të larta nisin zjarret

09:19 03/07/2021

Kanadaja prej ditësh po përballet me një valë të nxehti. Temperaturat e larta kanë shkaktuar shumë zjarre dhe qeveria ka angazhuar dhe ushtrinë për të marrë situatën në dorë.

Në qytetin Lytton është regjistruar dhe temperatura më e lartë 49.6 gradë dhe është një nga qytetet më të prekura nga zjarret. Flakët kanë detyruar qindra qytetarë që të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të të nxehtit dhe flakëve.

Autoritetet kanë njoftuar se shumë qytetarë pritet të lënë shtëpitë e tyre. Ministri i Mbrojtjes, Harjit Sajjan, tha se qeveria do të siguronte ndihmë për të gjithë qytetarët që rrezikohen nga flakët dhe do të angazhohet ushtria për të vënë situatën në kontroll.

Zjarret kanë detyruar mbylljen e një numri autostradash dhe ministri i Sigurisë Publike, Bill Blair, tha se situata me mot ekstrem do të vazhdojë gjatë, ndaj ka kërkuar nga qytetarët që të kenë sukses.

Ndërkohë numri i vdekjeve ka shkuar në 719 dhe autoritetet kanë deklaruar se mund të ketë dhe viktima të tjera nëse i nxehti do të vijojë të jetë në vlera kaq ekstreme./tvklan.al


Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *