Moti i keq godet Brazilin, mbi 11 mijë qytetarë evakuohen për shkak të përmbytjeve

Moti i keq në Brazil ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në vend. Shumë zona si pasojë e reshjeve të dendura janë përfshirë nga përmbytjet.

Mbi 11 mijë njerëz janë detyruar të lënë banesat për shkak të përmbytjeve. Ndërkohë që nga muaji nëntor 17 persona kanë humbur jetën.

Autoritetet po bashkëpunojnë për të siguruar strehim për banorë e goditur. Sipas mbrojtjes  civile, janë rreth 4, 185 persona që kanë kërkuar strehim.

Ndërkohë shirat e rrëmbyeshëm kanë goditur 19 qytete duke përfshirë Guaratinga dhe Itorono.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.