Moti i keq mbërthen veriun e Italisë

22:00 04/10/2021

Situatë kritike në disa qytete, autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të kenë kujdes

Veriu i Italisë është përfshirë nga moti i keq dhe me reshje të dendura shiu.

Mediat vendase bëjnë me dije se dy përrenj në rajonin e Ligurias kanë dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbytje në provincën e Savonës.

Transporti hekurudhor është pezulluar për shkak të rrëshqitjeve të dheut. Janë shënuar edhe aksidentet e para automobilistike të cilat kanë shkaktuar kaos në qarkullimin rrugor.

Qytetarët janë këshilluar  të shmangin sa më shumë daljet dhe të bëjnë kujdes maksimal.

Autoritetet italiane kanë njoftuar mbylljen e shkollave në Xhenova, Savona dhe në shumicën e komunave të prekura.

 Ekipet e emergjencës janë angazhuar për të ndërhyrë në rastet problematike, ndërsa pritet përkeqësimi i mëtejshëm i motit gjatë orëve në vijim.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *