Moti i keq në vend, OSHEE: Rikthehet energjia në 73% të zonave të prekura, vijon puna në linjat e dëmtuara

moti i keq ne vend oshee rikthehet energjia ne 73 te zonave te prekura vijon puna ne linjat e demtuara
moti i keq ne vend oshee rikthehet energjia ne 73 te zonave te prekura vijon puna ne linjat e demtuara

OSHEE ka njoftuar mbrëmjen e sotme pas përballjes së vendit me reshjet intensive të shiut se brigadat e OSSH vijojnë punën në terren, ku prej 7 orësh janë angazhuar për riparimin e defekteve shkaktuar nga dëmtimi i linjave prej motit të keq.

Sipas tyre reshjet e shiut dhe shkarkesat atmosferike sollën avari në disa pjesë të rrjetit elektrik, si rrëzim/thyerje shtyllash, prezencë uji në kabina, këputje përcjellësi në linjat ajrore, etj.

Aktualisht puna vijon me ritme të kënaqshme, pavarësisht se moti i keq pengon elektricistët të avancojnë më shpejtë me proceset e operimit.

Në raport me informacionin e orës 17:00, ka një përmirësim të furnizimit me energji elektrike me 73% për zonat e prekura nga defektet e motit të keq.

Në njoftimin e tyre OSHHE thekson se linjat e tensionit të lartë 35kV dhe n/stacionet kanë punuar rregullisht, ndërsa linjat që furnizojnë objektet e rëndësisë së veçantë janë në funksion të plotë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts