Moti i keq përfshin Kinën, 12 persona të vdekur si pasojë e përmbytjeve

09:05 21/07/2021

Moti i keq me shira të rrëmbyeshëm përfshiu Kinën Qendrore duke shkaktuar përmbytje të mëdha. Autoritetet bën të ditur se për pasojë rreth 12 persona kanë humbur jetën në Provincën Henan, ndërsa rreth 100 mijë banorë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre.

Përmbytjet shkaktuan një situatë të vështirë edhe në stacionet e trenave ku shumë njerëz mbetën të bllokuar. Pamjet që qarkullojnë në internet tregojnë pasagjerët të zhytur në ujë, ndërsa presin ndihmën e ekipeve të emergjencës.

Gjithashtu nëpër rrugë uji marrim përpara shumë automjete, ndërsa kalimi u bë I pamundur për shumë orë. Autoritetet thanë se për shkak të prurjeve të mëdha të lumenjve disa diga rrezikoheshin të çaheshin.

Presidenti kinez tha të Mërkurën se “situata e shkaktuar nga përmbytjet ishte shumë e rëndë” dhe në një “fazë kritike”. Ai shtoi se përmbytjet kishin shkaktuar “humbje të konsiderueshme të jetës së njerëzve dhe dëmtim të pronës”.

Shiu filloi gjatë fundjavës, ndërsa stuhia u intensifikua të martën. Autoriteti meteorologjik i Kinës tha se në Zhengzhou, qendra e provincës se Henanit, vetëm gjatë së martës ranë 624 mm shi, 1/3 e së cilës ra vetëm gjatë 1 orë, duke shënuar një rekord historik. Gjithashtu autoritetet parashikuan se stuhia do të mbaronte vetëm të enjten.

Tv Klan


Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *