Motori përplaset me lopën dhe më pas me një makinë, plagoset rëndë 34-vjeçari në Sarandë

motori perplaset me lopen dhe me pas me nje makine plagoset rende 34 vjecari ne sarande
motori perplaset me lopen dhe me pas me nje makine plagoset rende 34 vjecari ne sarande

Aksident në aksin Mesopotam-Livadhja, në afërsi të fshatit Dërmish, ndërsa dy persona janë plagosur. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme kur motori me targe AP538 me drejtuesin shtetasi Piro Miconi, 34 vjeç, është përplasur me një lopë dhe ka humbur drejtimin.

Menjëherë pas kësaj, motori është goditur nga një automjet që po kalonte në aksin rrugor, duke shkaktuar plagosjen e drejtuesit të mjetit dhe pasagjerit, shtetasit Kristi Leka.

34-vjeçari Miconi është nisur sot në mëngjes me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për shkak të gjendjes së rënde, ndërsa Leka ndodhet jashtë rrezikut në Spitalin e Sarandës. Policia ka arritur të identifikojë dhe arrestoje drejtuesin e automjetit, shtetasin Mico Gerbura.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts