Motra e sulmuesit të njohur të PremierLigë-s martohet me shqiptar, ai merr valle me plis në kokë në Kosovë (VIDEO)

Motra e sulmuesit të njohur të kombëtares së Finalndës, Timu Puki është martuar mbrëmë në Kosovë me një djalë shqiptar.

I pranishëm në dasmë ka qenë edhe vëllai i nuses, futbollisti që sezonin e fundit ishte pjesë e Noruiçit në Premier Ligën angleze, ku ka luajtur përkrah yllit të kombëtares së Kosovës, Milot Rashica.

Nga fotot e siguruara nga portalet kosovare, Puki, u pa në dasmën e motrës së tij, duke valëvitur edhe flamurin shqiptar, teksa kishte vendosur plisin në kokë.

Ndër të tjera 32-vjeçari nga Finlanda, vallëzoi me motrën e tij si dhe kërceu valle shqiptare, në ditën më të lumtur të saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.