Moviola e javës së 30-të/ Skënderbeu në gijotinë, bien pretendimet e Vllaznisë dhe Dinamos (VIDEO)









Gjykimi i javës së 30-të në Superi ore nuk ka kaluar pa polemika, veç takimit Kukësi-Laçi. Skënderbeu mbetet i ndëshkuari i gjyqtarëve, ku ndaj Egnatias, Kridens Meta i mohoi një penallti. Pretendime pati edhe nga Vllaznia dhe Dinamo për 11-metërsha, por nga pamjet nuk rezultojnë të tilla. Kastriotit i mungon një penallti ndaj Tiranës. Dy kartonët e kuq ishin të saktë. “Panorama Sport” ju sjell të gjitha rastet e diskutueshme në javën e 30-të në Kategorinë Superiore:

bandicam 2022-04-24 17-14-16-560

TIRANA-KASTRIOTI 0-1 Gjyqtarë: I.Myrtja (Shkodër), A.Koçiaj (Tiranë), M.Bega (Shkodër) / VAR: A.Beqiraj, Xh.Mani (Tiranë)

43’ Dyshime për një penallti, pas një faulli në dëm të Xhixhës. Goditje ka, por VAR-i e konsideron të rregullt. Rast i dyshimtë.

44’ Anësore për Kastriotin që kthehet me dorë te portieri. Sali e kap me dorë dhe rinis lojën. Gabim i portierit dhe gjyqtarit. Së pari, është faull me dy takime për Tiranën. Kthimi me duar direkt te portieri nga lojtari i së njëjtës skuadër konsiderohet shkelje.

72’ Bekaj pengon në zonë Ajazin. Pretendohet për penallti, por VAR-i thotë “jo”. Pamjet e ngadalësuara tregojnë që sulmuesi kërkon ta “vjedhë” penalltinë. Portieri, ndonëse mundohet të mos e prekë Ajazin, nuk e kontrollon sa duhet rrëshqitjen ku duket se e ka penguar në fund lojtarin e Kastriotit nga prapa. Në këtë rast gjyqtarët në kompleks kanë gabuar duke i mohuar një penallti Kastriotit.

94’ Toli kërkon penallti për prekje të topit me dorë nga Rami. Pas konsultimit, VAR-i thotë “jo”. Për këtë rast nuk ka pamje të qarta.

SKËNDERBEU-EGNATIA 0-1 Gjyqtarë: K.Meta, E.Doda, F.Kolleshi (Tiranë) / VAR: F.Lata, F.Lama (Durrës)

Polemika të shumta në ndeshjen mes Skënderbeut dhe Egnatias. Për disa minuta çaloi edhe sistemi VAR, me fishën e monitorit që nuk punonte.

28–31′ Berisha ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Xheksonit. Gjyqtari Meta më pas ftohet të shohë pamjet me VAR dhe pas 2 minutash, ai i nxjerr kartonin e kuq lojtarit të Skënderbeut. Nga pamjet duket që ndërhyrja është shumë e rrezikshme dhe kartoni i kuq ishte vendimi i duhur i gjyqtarit. VAR-i shpëton Metën.

64’ Protesta të lojtarëve të Skënderbeut që kërkojnë penallti pasi Agbekpornu prek topin me dorë në zonë gjatë rënies në fushë, Kridens Meta nuk shqyrton pamjet me VAR, por jep goditje dënimi për korçarët. Nga pamjet shihet qartë që Agbekpornu prek topin me dorë brenda në zonë. Duhej akorduar penallti.

VLLAZNIA-PARTIZANI 0-0 Gjyqtarë: J.Xhaja (Tiranë), I.Tartaraj (Fier), N.Bregasi (Tiranë) / VAR: E.Jorgji, A.Mahmuti (Elbasan)

8’ Skuka arrin të finalizojë në portën e Zogoviçit. Anësori tregohet mjaft korrekt në këtë rast, sepse lejon aksionin të përfundojë dhe më pas, me të drejtë, ngre flamurin për pozicion jashtë loje. Edhe pas shqyrtimit të VAR-it vendimi nuk ndryshon.

79’ Latifi rrëzohet në zonë në një duel me Albion Markun. Sulmuesi reklamon kontakt për faull, por kryesori Juxhin Xhaja urdhëron vazhdimin e lojës. Pamjet tregojnë qartë se ka kontakt mes dy lojtarëve, por janë të paqarta për të përcaktuar nëse është penallti apo jo. VAR-i në këtë rast nuk ndërhyri pikërisht për këtë fakt, nuk kishte pamje të qarta.

DINAMO-TEUTA 0-1 Gjyqtarë: L.Alla (Lushnjë), D.Rexha (Tiranë), E.Malo (Lushnjë) / VAR: J.Xhaja, D.Agaraj (Tiranë)

Dinamo ka pretenduar se është dëmtuar nga gjykimi ndaj Teutës, por ndonëse pati një aksion dyshues për penallti, bluve iu falën disa kartonë në këtë takim, madje edhe të kuq.

45+1’ Haxhiu pason për Rexhinaldon, por në një duel me Jazxhin sulmuesi bie në tokë duke pretenduar për një 11-metërsh. Aksioni vazhdon, ku kemi ndërhyrjen e Kotobellit ndaj Siljanovskit që bie në fushë për të vijuar me ndërhyrjen e Ivanoviçit ndaj Haxhiut, duke shtuar pretendimet e dinamovitëve për 11- metërsh. Por, pas shikimit të rastit në VAR, loja vijon duke mos pasur penallti. Nga përsëritja e aksionit nga kamera pas porte del se gjyqtarët kanë vepruar drejt në këtë aksion, pasi Rexhinaldo më shumë bie vetë, ndërsa në dy rastet e tjera janë lojtarët e Teutës që prekin topin.

83’ Demiri bën një gjest antisportiv në hyrje të zonës duke goditur Jazxhin, ndërkohë që loja ishte e ndalur dhe gjyqtari Alla po merrej me pozicionimin e topit. Në këtë rast gjyqtari Alla duhej të ndihmohej nga anësori dhe VAR-i për ta sinjalizuar, ku Demiri rrezikonte edhe kartonin e kuq.

89’ Kartoni i kuq i Mijës në fund ishte i drejtë, pasi si lojtar i fundit ndali Dacin në një aksion premtues për gol. Rexhinaldos në tri raste iu fal kartoni i verdhë, për ndërhyrjet ndaj E.Vilës, Jazxhit dhe Ivanoviçit në minutat 23, 34 dhe 66.

KUKËSI–LAÇI 0-0 Gjyqtarë: E. Hamiti, R. Çokaj (Lezhë), D. Myftari (Tiranë)/ VAR: K. Cjapi (Fier), R.Avdo

Ndeshje që u luajt në një atmosferë festive, që përkonte me përurimin e stadiumit të ri të Kukësit. Ndonëse u zhvillua lojë e fortë dhe luftarake, takimi u mbyll pa kontestime e polemika gjykimi.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.