MOVIOLA| Teuta-Skënderbeu/ Mungon një penallti dhe 3 kartonë të kuq! Gjyqtari Jorgji e nis mirë, por më pas… (VIDEO)



Enea Jorgji tregoi një guxim tipik anglez në startin e ndeshjes Teuta-Skënderbeu, por më pas me kalimin e minutave u kthye në realitetin shqiptar, edhe pse nuk mund të fajësohet për një 90-minutësh ku edhe vetë futbollistët ia bëjnë më të vështirë se duhet kryesorit me stemën e FIFA-s.

KARTONI I ELVI BERISHES

Jorgji akordoi një penallti të saktë për Skënderbeu, por i mohoi një tjetër Teutës dhe nuk ndëshkoi me të verdhën e dytë 3 lojtarë të durrsakëve. “Panorama Sport” ju sjell rastet për moviolë.

1′ Penallti që në sekondën e 20-të. Rustem Hoxha në kërcim e sipër hap krahun e majtë dhe e godet në qafë sulmuesin Mensah. Gjyqtari Jorgji akordon 11-metërsh për Skënderbeun. Vendim i drejtë.

10′ Emiliano Vila tenton të gjuajë në zonë, por pretendon për prekje me dorë të Vitijës. Arbitri është afër aksionit dhe jep goditje dënimi për Skënderbeun, pasi këmba e Vilës prekur kurrizin e lojtarit të Skënderbeut. Vendim i drejtë i Jorgjit.

32′ Krasniqi rrëzohet mbi vijën e zonës në duel me Sadriun. Ky i fundit hap më shumë seç duhet krahun. Jorgji vazhdon lojën, por pamjet filmike tregojnë se kemi të bëjmë me penallti për Teutën.

39′ Ndërhyrje horror e Dajës ndaj Zguros me të dyja këmbët në anësore. Jorgji i fal kartonin e dytë të verdhë mesfushorit të Teutës.

61′ Arapi godet me bërryl Vangjelin në afërsi të zonës. Jorgji e ndëshkon me të verdhë, por më pas kapiteni i Teutës e ofendon disa herë. Arbitri nuk ka guxim t’i japë të verdhën e dytë.

74′ Ndërhyrje e rëndë e Aleksit kundër Mensah. Jorgji i fal të verdhën e dytë. 80′ Arapi godet me bërryl në kokë sulmuesin Mensah. Jorgji sërish nuk i jep të verdhë kapitenit durrsak.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *