Moxhi: Juventusi nuk është për titull, as Murinjo nuk bën më për të qeshur me teatrin e tij








Luçiano Moxhi është i bindur se skuadrat italiane janë ende mbrapa në Europë për faktin e thjeshtë që kampionati italian ka një nivel më të ulët se aktivitetet ndërkombëtare, ndaj përballen atje me vështirësi. Ish-drejtuesi i Juventusit, ka analizuar paraqitjet e fundit në Europë, duke filluar nga Milani që është me një këmbë jashtë Ligës së Kampioneve.

MOXHI

“Milani në Champions është ndeshur me skuadra më të forta se ato me të cilat përballet në kampionat. Edhe Porto nuk është skuadër për t’u nënvlerësuar, mendoj se do të thotë fjalën e saj në Europë. Seria A është padyshim më e lehtë se turnetë europian, pasi ka mundësi gabimi. Nëse gabon një ndeshje mund ta rikuperosh më vonë, ndërsa në Europë duhet t’i fitosh të gjitha.

Juventusi? Po bën rrugën në drejtimin e kundërt me kuqezinjtë, por përtej Çelsit, është ndeshur vetëm me skuadra të nivelit të ulët. Kujdes që të mos fluturojnë, se Zeniti e Malmoe nuk janë një provë e mjaftueshme për të thënë që bardhezintjë po rikuperohen. Por nëse do të mundin Fiorentinën, mund të kthehen të frikshëm edhe në kampionat, ndonëse titulli është i paarritshëm. Fajet për këtë skuadër duhen ndarë. Kthyen Alegrin i cili kur u largua, kishte në dispozicion një skuadër shumë më të fortë. Kurse sot i mungon plotësisht mesfusha. Alegri nuk ka shkopin magjik dhe kur mungon Kielini, ka vështirësi të mëdha edhe në fazën mbrojtëse.

Titulli? Tani për tani them Napoli. Menjëherë pas tij është Milani, por të presim edhe derbin për të kuptuar ambiciet e Interit. Të kaltërve nuk u mungon asgjë për të fituar në Europë, edhe pse kur luan të enjteve është e vështirë të arrish deri në fund të sezonit. Por këtë vit Spaleti ka shumë alternativa dhe përtej asaj që thuhet, as Kupa e Afrikës nuk do të jetë problem.

Murinjo? Arbitrat gabojnë shumë, por ai nuk bën më për të qeshur me teatrin e tij”, tha Moxhi.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *