
17:16 16/03/2021
Save The Children deklaron se vendi po abuzon me të drejtat e njeriut
Save the Children ka ngritur alarmin se militantët islamikë po vrasin fëmijët e moshës 11 vjeç në provincën veriore të Mozambikut, Cabo Delgado.
Sipas BBC raportohet se një grua ka denoncuar në këtë agjenci se djali i saj 12-vjeçar u vra afër vendit ku ajo ishte fshehur me fëmijët e saj të tjerë.
Më shumë se 2,500 njerëz janë vrarë dhe 700,000 janë larguar nga shtëpitë e tyre që kur filloi kryengritja islamike në 2017. Militantët kanë premtuar besnikëri ndaj grupit Shteti Islamik.
Në raportin e tij, Save the Children thekson se familjet e zhvendosura kanë raportuar skena të tmerrshme. Chance Briggs, drejtori i Save the Children në Mozambik, tha se raportet e sulmeve ndaj fëmijëve po bëhen si një lloj epidemie.
Kryengritësit janë të njohur lokalisht si al-Shabab dhe marrin mbështetje kryesisht nga të rinjtë e papunë në rajonin mysliman të Cabo Delgado. Disa analistë besojnë se rrënjët e kryengritjes qëndrojnë në aspektet socio-ekonomike, pasi shumë vendas ankohen se ata kanë përfituar pak nga industritë e rubinës dhe gazit në provincë.
Grupet e të drejtave të njeriut thonë se forcat e sigurisë kanë kryer gjithashtu abuzime të të drejtave të njeriut, duke përfshirë arrestime arbitrare, tortura dhe vrasje, gjatë operacioneve kundër xhihadistëve.
Qeveria e Mozambikut ka bërë thirrje për ndihmë ndërkombëtare për të shuar kryengritjen. Gati një milion njerëz përballen me uri për shkak të konfliktit.
Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al