MPJ e Afganistanit: Qëllimi dhe vullneti i Erdoğan-it është të mbështesë paqen

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Afganistanit, Gran Hewad tha se qëllimi dhe vullneti pas deklaratës së presidentit Recep Tayyip Erdoğan në lidhje me aeroportin e Kabulit është të mbështesë Forcat e Armatosura Afgane për të arritur paqen.

Hewad vuri në dukje se është keqinterpretuar në thelb deklarata e presidentit Erdoğan se i ka përcjellë presidentit amerikan Joe Biden mendimin për të marrë pranë tyre Pakistanin dhe Hungarinë lidhur me çështjen për të ofruar sigurinë e aeroportit të Kabulit.

Ai tha se qëllimi dhe vullneti i Erdoğan-it pas bisedës mes ministrit të Jashtëm afgan Hanif Atmar me ambasadorin e Turqisë në Kabul, Cihad Erginay dhe pas vlerësimit të Ministrisë së Jashtme afgane, është të mbështesë Forcat e Armatosura Afgane për të arritur paqen.

“Turqia gjithmonë është pro një zgjidhjeje politike me rrugë paqësore dhe negociata në Afganistan”, theksoi Hewad i cili shtoi se qëllimi i Erdoğan-it me këtë deklaratë ishte që të fitonte mbështetjen dhe bashkëpunimin e vendeve fqinje dhe të rajonit, kryesisht të Pakistanit për të siguruar paqe dhe stabilitet në Afganistan.

Presidenti Erdoğan në një konferencë për media pas Samitit të NATO-s, në pyetjen nëse diskutuan për çështjen e aeroportit të Kabulit gjatë takimit me presidentin amerikan Biden, ai dha përgjigjen se mendimet e tyre rreth Afganistanit ia kanë përcjellë shumë hapur dhe qartë presidentit Biden.

“Nëse nuk na kërkohet të largohemi nga Afganistani dhe nëse kërkohet që të jepet një mbështetje e caktuar atje, krahas mbështetjes diplomatike, logjistike ka shumë rëndësi mbështetja që Amerika do të na japë neve për çështjet financiare”, kishte deklaruar Erdoğan.

Ai njoftoi se nuk është e mundur që realiteti taleban të vendoset mënjanë. “Me ata mund të vazhdojmë shumë bisedime, me hapat e ndryshëm që do të ndërmarrim. Një tjetër çështje është se ne u kemi thënë se pranë nesh në Afganistan dëshirojmë të marrim edhe Pakistanin dhe Hungarinë. Bashkë me këto dëshirojmë që këtë mbështetje ta japim në Afganistan në mënyrë që populli afgan të mos përjetojë ndonjë problem. Aktualisht bëhet fjalë për një dakordim. Këtu nuk bëhet fjalë për ndonjë problem”, shtoi Erdoğan.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *