MPJ-ja e Spanjës: Nuk ka plan për hapjen e Zyrës Ndërlidhëse në Kosovë

Gjatë ditës së sotme është raportuar se Spanja pritet të hapë zyrë ndërlidhëse në Kosovë, duke ditur qëndrimin që ky vend ka ndaj shtetit të Kosovës. E se do hapet kjo zyre e kanë mohuar Ministria e Jashtme e Spanjës duke thënë se kjo nuk ka ndodhur, dhe se dihet qëndrimi i tyre tanimë.
Në një përgjigje për Gazetën Metro, Ministria e Punëve të Jashtme të Spanjës, tha se nuk ka plan të hapë zyrë ndërlidhëse në Prishtinë.

Në përgjigjen e tyre thuhet se tanimë dihet pozicioni i Spanjës që ka rreth Kosovës, dhe se kjo nuk do ndryshojë nëse nuk zgjidhet çështja përmes dialogut Kosovë-Serbi. “Nuk ka asnjë plan për të hapur një zyrë ndërlidhëse në Prishtinë”, thuhet ndër të tjera në përgjigjen e MPJ-së së Spanjës.

“Zyra ndërlidhëse e Spanjës, njëjtë sikur zyra ruse dhe ajo kineze do të hapet në UNMIK, por duke i informuar edhe institucionet e Kosovës për ekzistimin e saj. Mësohet se Borell po e garanton hapjen e zyrës spanjolle në këmbim të konstruktivitetit të kryeministrit Kurti dhe si shenjë që pesë vendet anëtare mosnjohëse të BE-së mund ta njohin Kosovën nëse ndodhë nënshkrimi i marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhej në Metros.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *