Mposhtet një nga sulmet më të mëdha informatike

mposhtet nje nga sulmet me te medha informatike

14:43 17/10/2023

U verifikuan 398 mln kërkesa në sekondë, gjë që pamundëson aksesin në kompani biznesi

Kolosët e teknologjisë arrijnë të mposhtin një sulm informatik, më i madhi i verifikuar, me 398 mln kërkesa në sec. Në bashkëpunimin që rezultoi i suksesshëm ishin Amazon, Cloudflare dhe Google, që kishin nisur përpjekjet për kontrastim që në fund të muajit Gusht. Bëhej fjalë për një Ddos, Distributed Denial of Service, që është një formë sulmi nga një palë e tretë, që shkakton pamundësi për të aksesuar në site web dhe app, pasi shkakton një numër extremisht të lartë kërkesash kundrejt një adrese, duke shkaktuar mbingarkesë dhe rënie të serverit. Qëllimi zakonisht është dëmtimi ekonomik i kompanive të biznesit .

Sulmi më i rëndë i verifikuar me herët kishte regjistruar 71 mln kërkesa në sec, ndërkohë që i fundit shënon një rekord 5 herë më të lartë.

Klan News




mposhtet nje nga sulmet me te medha informatike

Të ngjashme“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bot sot “”www.botasot.al/a> “”

Similar Posts