Mrekulli, shpëtojnë 4 persona pasi makina bie nga shkëmbi i lartë

mrekulli shpetojne 4 persona pasi makina bie nga shkembi i larte
mrekulli shpetojne 4 persona pasi makina bie nga shkembi i larte

19:33 03/01/2023

2 fëmijë dhe 2 të rritur kanë mundur të shpëtohen pasi makina ra nga lartësia mbi 250 metra

Mediat e huaja e kanë quajtur një mrekulli faktin që 4 persona kanë mundur të shpëtojnë pasi makina ka rënë nga një lartësi prej  më shumë se 250 metra në SHBA.

Makina e tyre u rrëzua nga një shkëmb në Kaliforninë e Veriut përgjatë autostradës së Bregut të Paqësorit pranë një zone të njohur si “Rrëshqitja e Djallit” që njihet si fatale. Makina  është rrokullisur disa herë përpara se të ulej në rrotat e saj.

Dëshmitarët kanë thirrur menjëherë  shërbimet e urgjencës, dhe një helikopter është angazhuar për të ndihmuar në evakuimin e  personave të bllokuar brenda  automjetit. Nuk dihet nëse 2 fëmijët dhe 2 të rriturit janë pjestarë të së njëjtës familje.

Aksidentet përgjatë kësaj  zonë bregdetare e pjerrët dhe shkëmbore rrallë  herë përfundojnë me të mbijetuar prandaj ku aksident konsiderohet një mrekulli.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts