MSH e Kosovës merr vendim: Organizmi i dasmave do të lejohet nga 15 qershori

Asociacioni i Komunave të Kosovës, thotë se gjatë një takimi virutal, të mbajtur të mërkurën me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, është thënë se do të lehtësohen masat kundër pandemisë, përfshirë edhe heqjen e kufizimit të lëvizjes.

“Në këtë takim u tha se së shpejti do të hiqet ora policore dhe do të lejohen ahengjet me fillim në sezonit të verës kur do të vijnë edhe mërgimtarët. Kjo u mirëprit nga Kryetarët e Komunave të cilët vlerësuan të drejtë kërkesën e Asociacionit të Komunave të Kosovës ditë më parë për heqjen e orës policore dhe lehtësimin e masave meqë këto do të kenë ndikim direkt në zhvillimin ekonomik lokal”, tha ky Asociacion përmes një postimi në Facebook.

Asociacioni i Komunave të Kosovës tha se vendimi për lehtësimin e masës së kufizimit do të merret brenda kësaj jave, ndërkaq nga mesi i qershorit, autoritetet do të vendosin lidhur me masat lidhur me mbajtjen e ahengjeve, shkruan Rel.

“Pritet që lokalet të lejohen të punojnë deri në ora 23:00 ndërsa organizimi i dasmave pritet të lejohet nga 15 qershori”, tha Asociacioni. Gjatë këtij takimi, sipas Asociacionit, ministria Vitia i ka informuar se të premten, më 28 maj, në Kosovë do të arrijnë 100 mijë doza të vaksinës dhe do të nisë vaksinimi në masë i qytetarëve. Sipas vendimeve të marra më 18 prill nga Qeveria e Kosovës, kufizimi i lëvizjes në Kosovë zbatohet në periudhën 22:30 – 05:00.

Së fundmi, Kosova ka regjistruar numër më të ulët të infektimeve me koronavirus. Të martën, shteti regjistroi një viktimë dhe 11 raste të reja me COVID-19.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 101,725 pacientë me këtë virus. Prej tyre 2,241 kanë vdekur.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *