MSH: Qendrat e vaksinimit në Kosovë do të punojnë shtatë ditë në javë, madje edhe gjatë festave zyrtare

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se që nga kjo javë qendrat e vaksinimit do të punojnë gjatë gjithë ditëve të javës, përfshirë këtu edhe ditët e fundjavës dhe festat zyrtare.

“Mbështetur në vendimin e Ministrit të Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, që nga kjo javë, qendrat e vaksinimit do të punojnë gjatë gjithë ditëve të javës dhe festave zyrtare.
E gjithë kjo për të lehtësuar qasjen në procesin e vaksinimit dhe për t’iu përgjigjur kërkesës së madhe të qytetarëve për vaksinim”, thuhet në njoftim.

MSH ka apeluar sërish te qytetarët që të caktojnë terminin për të marrë vaksinën kundër COVID-19.

Kujtojmë se ditë më parë ministria njoftoi gjithashtu se tashmë një person mund të caktoj takimin për dhjetë persona njëkohësisht për t’u vaksinuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *