“Mu nuk më han luli për kta”, Haradinaj: Ramën e kam vëlla, por ndonjëherë në debat mund të kem tejkaluar komunikimin

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se edhe pse ka kohë që nuk flet me Ramën, sërish ai mbetet vëllai i tij edhe pse e pranon se në disa raste mund ta ketë tejkaluar komunikimin.

Nga ana tjetër Haradinaj mohon që në sy të Merkel dhe Macron të ketë thënë ‘’mu nuk më han luli për kta’’, ashtu siç pretendoi Rama ditë më parë.

Jo, jo, nuk praktikohet një gjuhë e tillë me ata udhëheqës. Në biseda të ndërsjella me kryeministrin ose me ndonjë edhe mund të kem tejkaluar ndonjë komunikim, mund ta kem bërë, se njerëz jemi, nëse debatojmë. Por nuk kanë qenë pjesë e diskutimit me takime zyrtare, komunikimeve zyrtare me palë zyrtare. Unë besoj që do të tregoj respekt, nuk jam njeri i parespektueshëm në komunikim. Edhe nëse përdor një gjuhë apo një qasje, mund të kem arsyet e duhura, nuk e bëj rastësi apo koicidencë, po nëse rrethanat më krijohen të tilla, po”- tha Haradinaj.

Ai sqaron se zyrtarët në Shqipëri nuk i ndan në parti PD, PS apo LSI dhe se gjithmonë në deklarata thotë ‘’vëllai im Edi Rama’’ pasi është shqiptar si çdo shqiptar tjetër edhe në pajtim, gabim apo mendim ndryshe.

Nuk kam komunikim, por kam me mjaft zyrtarë të Shqipërisë, PS, PD, LSI dhe s’i ndaj kurrë njerëzit në parti. Nuk na lidh diçka konkrete, nuk jam më në funksione të larta. Por edhe kur jap një deklaratë nuk harroj të them që “vëllai im Edi Rama”, se e kam vëlla se është shqiptar, sikur e kam vëlla cdo shqiptar, edhe kur nuk pajtojmë, edhe kur mendojmë ndryshe, edhe kur gabojmë. Kryeministri i Shqipërisë është vëllai im. Edhe do të jetë. Por edhe më vëllanë ka raste kur nuk pajtohesh.

Por nuk fiton as Kosova, as Shqipëria, as në interesat politike tonat, as në gjeo-strategjie, nuk bëhet më i dashur as për Merkelin as Macronin se hedh gurë mbi njërin në rajon, nuk është ashtu. Nuk duhet me iu gëzuar fatkeqësisë së njëri tjetrit. Nëse shqiptarët i gëzon fatkeqësisë së njëri tjetrit është logjika e dhimbshme” tha ai.

/ABC

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *