Muhamet Rrumbullaku takim me zv.drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në Itali, në fokus të takimit lufta kundër krimit

muhamet rrumbullaku takim me zv drejtorin e pergjithshem te policise se shtetit ne itali ne fokus te takimit lufta kunder krimit
muhamet rrumbullaku takim me zv drejtorin e pergjithshem te policise se shtetit ne itali ne fokus te takimit lufta kunder krimit

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit të Italisë Prefekti Vittorio Rizzi, vizitë në Policinë e Shtetit.

Prefekti Vittorio Rizzi dhe delegacioni që e shoqëronte u pritën në takim nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullku dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit. Takimi u fokusua në rezultatet e bashkëpunimit të deritanishëm, në luftën kundër trafikimit të lëndëve narkotike dhe krimeve të tjera, në goditjen e grupeve kriminale që operojnë në të dyja vendet dhe në kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.

Në veçanti u vlerësua megaoperacioni antidrogë i koduar “Flakë në det”, që u zhvillua në Shqipëri, me mbështetje nga Guardia di Finanza dhe Interforca italiane.

“Ju falënderoj për mikpritjen dhe për mirësjelljen që tregoni sa herë që ne takohemi. Modeli i bashkëpunimit dypalësh që ekziston aktualisht mes Shqipërisë dhe Italisë mund të konsiderohet një ndër shembujt më të mirë të bashkëpunimit dypalësh, që nuk e kemi me asnjë vend tjetër. Numrat që mund të përmendim në kuadër të bashkëpunimit me Shqipërinë, mund të them që janë të shkëlqyera. Vlen të përmendim vetëm që janë 14 skuadra hetimore të përbashkëta, ashtu siç janë 40 persona të kërkuar ndërkombëtarisht, të cilët janë arrestuar, numra të cilët ne nuk i arrijmë me asnjë vend tjetër në kuadër të bashkëpunimit.

Kujtoj pak vite më parë polemikat që vinin nga fakti që kishte shumë kanabis që prodhohej në Shqipëri dhe transportohej në Europën Perëndimore. Falë bashkëpunimit që ne kemi patur vitet e fundit, mund të themi që kjo problematikë eshte reduktuar ndjeshem.

Departamenti i Sigurisë Publike në Ministrinë e Brendshme të Italisë ka shërbyer si një kabinë regjie për gjithë koordinimin e punës, sidomos përmes zyrës së ekspertit për sigurinë pranë ambasadës së Republikës së Italisë, e cila është zyra më e madhe që ne kemi. As në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kemi një zyrë kaq të madhe sa në Shqipëri. Edhe vetë misioni i Guardia di Finanza-s financohet nga Departamenti i Sigurisë Publike në Ministrinë e Brendshme.

Sot jemi këtu për të përmendur bashkëpunimin që ka filluar më Akademinë e Sigurisë në Shqipëri, përmes kushteve të ndryshme të formimit, për të vazhduar dhe për ta çuar më tej derisa të arrijmë në rezultatin që të kemi një kurs formimi të përbashkët mes Italisë dhe Shqipërisë, që do të jetë një arritje që ne nuk e kemi patur më asnjë vend tjetër”, u shpreh Rizzi.

Ndërsa Rrumbullaku u shpreh se “Bashkëpunimi mes Policisë shqiptare dhe Policisë italiane është një bashkëpunim mbi baza besueshmërie, që është fituar me punë konkrete në drejtim të hetimeve dhe operacioneve të përbashkëta për goditjen e krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme. Midis dy policive nuk ka barriera, as filtra, bashkëpunohet në nivel drejtues dhe në nivel operacional. Rol të veçantë në këtë bashkëpunim ka zyra e Interforcës italiane në Shqipëri.”

Drejtori i Përgjithshëm e ka siguruar z. Rizzi se Policia e Shtetit është e vendosur maksimalisht për të bashkëpunuar me agjencitë ligjzbatuese, me partnerët dhe në veçanti me partnerët strategjikë.

Gjithashtu, gjatë takimit u dakordësua për të forcuar bashkëpunimin në fushën e trajnimeve për të cilat një rol të veçantë ka luajtuar EU4LEA, si dhe për binjakëzimin e progameve arsimore të akademive policore të dy vendeve.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts