“Mund të favorizohen elementë të caktuar”, Hila: Për Amnistinë Penale ka pasur mosmarrëveshje

mund te favorizohen elemente te caktuar hila per amnistine penale ka pasur mosmarreveshje
mund te favorizohen elemente te caktuar hila per amnistine penale ka pasur mosmarreveshje

TIRANË- Analisti Dritan Hila i ftuar në studion e emisionit Open në News 24, duke komentuar Ligjin e Amnistisë Penale, tha se mund të favorizohen elementë të caktuar politikë. Sipas Hilës, ky ligj u shty, për shkak se ka pasur mosmarrëveshje.

Dritan Hila u shpreh se me këtë ligj, persona që janë dënuar me pak vite burg, mund të dalin nga qelia. Ai tha se do të ishte i kënaqur, që personave të dënuar për korrupsion, t’ju merret pasuria, sesa të dënohen me shumë vite burg.

“Ka shumë njerëz që për krime të vogla janë në burg dhe ka mbipopullim të qelive. Në procese nuk janë politikanë vetëm të majtë, por edhe të djathtë. Për elementë të caktuar mund të ketë favorizime nga kjo amnisti. Ka pasur mosmarrëveshje, përderisa është kthyer mbrapsht ligji. Për njerëzit e dënuar për korrupsion, unë jam më tepër që t’ju sekuestrohet pasuria, sesa të dënohet me burg. Zyrtari i korruptuar mund të dënohet me vite minimale me burg dhe t’i merret pasuria. Kështu edhe karriera i digjet. Kështu vepron bota jashtë së paku. Negocimi është bërë bërë me interesin e të dyja palëve”, deklaroi Hila.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts