Mund të kishte pranuar Juven, Mancini: As vetë nuk e di pse qëndrova pas dramës sonë









Trajneri i Kombëtares së Italisë, Roberto Mançini, arkivon kualifikimin në finalet e Ligës së Kombeve dhe rikthehet që të flasë për të ardhmen e përfaqësueses që ai drejton. Nga fjalët e tij duket se plani është ende afatgjatë, ndonëse moskualifikimi në Botërorin e Katarit peshon ende shumë, vret dhe pse jo ishte një mundësi për të bërë një tjetër eksperiencë.

mancini

Për t’u futur menjëherë në garë dhe për të harruar, duke qenë se Juventusi e tentoi pasi Masimiliano Alegri kapi vetëm vendin e katërt në sezonin e kaluar, por lidhja me ngjyrat “Axurre” në fund rezultoi më e fortë sesa joshja e “Zonjës së Vjetër”. “E merituam një arritje si kjo, pasi mposhtëm Anglinë, që për mua, ju garantoj se mund të jetë edhe skuadra fituese e Botërorit në Katar. Djemtë e mi dhanë gjithçka në një moment të komplikuar sezonal, ku shumë lojtarë që thirra kishin dëmtime, disa të tjerë u ruajtën nga shqetësime fizike dhe nuk pranuan që të vinin, për të mos rrezikuar formën e tyre.

Por edhe pse ndryshuam skemë dhe ndërtuam një skuadër që kurrë nuk kishte luajtur mes tyre, në fund morëm një rezultat fantastik, i cili tregon se kjo Itali ka shumë për të dhënë dhe për t’i treguar botës. Sa dhemb Botërori? Të presësh edhe katër vite nuk është asgjë e lehtë. Por unë jam këtu, dua tashmë të qëndroj këtu dhe objektivi është që të shkojmë në 2026-ën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe jo vetëm të marrim pjesë, por ta fitojmë Kupën e Botës”.

Dy vitet e fundit të Roberto Mançinit ishin shumë të çuditshme, duke kaluar nga euforia e fitores së Europianit te trishtimi i të mos shkuarit në Katar këtë dimër. “Të gjithë në fillim ishin shumë pozitivë me mua, por pasi përjetuam dramën e radhës, gjithçka ndryshoi… Realisht, as vetë nuk e di ende sot e kësaj dite pse vazhdova të mbaja rolin e trajnerit të Italisë. Menjëherë pata oferta, kisha edhe ndërkohë, por duke medituar më kujtohej fitorja e Europianit, të shkuarit me kombëtaren e vendit tim në çatinë e Europës, gjëja më e bukur që mund të të dhurojë ky sport. Dhe aty vendosa që të qëndroj, ndonëse nuk e di as vetë se si thashë po, ndërsa kokën e kisha plot me dyshime, – vazhdon trajneri i Italisë, i cili në fund ka dy fjalë të ashpra edhe për ata lojtarë, pjesa më e madhe titullarë, të cilët në këtë sesion të ndeshjeve të kombëtareve vunë klubet përpara fanellës së kombit të tyre.

– Edhe unë, kur isha i ri, kam bërë disa çmendurira, të cilat kushdo që më ka ndjekur i di mirë. Ndaj nga një aspekt edhe mund t’i kuptoj disa prej lojtarëve të mi për abstenimin e tyre. Të gjithë mund të gabojmë dhe porta e Italisë do të vazhdojë të jetë e hapur për të gjithë. Edhe për ato që u sollën më shumë sesa keq. Gjithsesi, pretendoj se herën tjetër që do të takohemi të gjithë së bashku, ata, të cilët nuk ishin duhet t’i kërkojnë falje grupit që arritëm finalet e Ligës së Kombeve. Ky është urdhër, jo një zgjedhje me dëshirë”, u shpreh 57-vjeçari.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *