“Mund të organizojnë provokim bërthamor”, Ministria e Mbrojtjes ruse: Po ruajmë Çernobilin nga forcat ukrainase

Ministria e Mbrojtjes ruse sapo ka bërë një deklaratë duke pohuar se trupat e saj po mbajnë uzinën bërthamore të Çernobilit për ta “mbrojtur atë”.

Rusia thotë se po e bën këtë për të siguruar që “grupet nacionaliste dhe organizatat e tjera terroriste nuk mund të përdorin situatën në vend për të organizuar një provokim bërthamor”. Ministria e Mbrojtjes ruse tha gjithashtu se nivelet e rrezatimit në zonën përreth uzinës ishin normale dhe se stafi po vazhdonte të monitoronte nivelet e radioaktivitetit.

Trupat ruse zaptuan centralin famëkeq bërthamor të enjten. Në një tjetër deklaratë, Rusia bëri pretendime të ndryshme për përfitimet e saj në luftë, duke thënë se trupat kishin avancuar në Donetsk dhe Luhansk. Rusia tha gjithashtu se më shumë se 150 trupa ukrainase ishin dorëzuar dhe se dhjetëra objekte të infrastrukturës ushtarake ukrainase, armë dhe automjete ishin shkatërruar.

Forcat e armatosura të Ukrainës, përgënjeshtruan deklaratën duke thënë se ata po mbanin linjën në Donetsk dhe Luhansk ku trupat ruse nuk kishin pasur “asnjë sukses” dhe gjithashtu kishin shtyrë armikun në zona të tjera.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *