“Mund të qëndrojnë për një kohë të gjatë”, Rama zbulon kush do mbulojë shpenzimet për strehimin e afganëve: Ja çfarë i kërkova NATO-s





rama-afganet

Kryeministri Edi Rama deklaroi se qytetarët afganë të strehuar në vendin tonë mund të qëndrojnë gjatë. Sipas tij, evakuimi i tyre dhe strehimi në Shqipëri e më pas nisja e tyre drejt SHBA-së, është një proces që nuk mund të përfundojë brenda 2-3 muajve.

Në një intervistë për emisionin Opinion, kreu i qeverisë u shpreh se qëndrimi i tyre në vendin tonë ka shpenzime të mëdha, por këto shpenzime nuk i mbulon qeveria shqiptare.

Rama thotë se të gjitha shpenzimet e qëndrimit në vendin tonë do t’i mbulojë SHBA-ja dhe entitetet amerikane që kanë ofruar ndihmën e tyre për evakuimin e afganëve.

Më tej kreu i qeverisë thotë se ka bërë një kërkesë ndaj NATO-s. Sipas tij, kreu i qeverisë i ka kërkuar llogari se çfarë do të ndodhë me qytetarët afganë që do të listohen si tradhtarë në vendet e tyre.

“Ne së pari kemi bërë një gjë me rëndësi të madhe për vetëdijen kombëtare dhe për trashëgiminë historike. E dyta në këtë process, mendoj që kemi ngritur shumë lartë imazhin e vendit tonë dhe kemi bërë një gjë që na jep shumë respekt dhe në NATO. Nuk jemi në NATO për të kundërshtuar vendimet se kë do sulmojnë. Ne jemi në NATO si pjesë e një organizate që bashkon vende, dhe është një nder i madhe që në momentin kur jemi të vlefshëm, ta bëjmë këtë. Përsa i përket shpenzimeve, ky është një proces që ka nisur përpara se të na e kërkonin amerikanët. Këtë çështje e kam ngritur unë në NATO. E kam ngritur për shkak të historisë që kemi kaluar.

Ne dimë se si është krijuar e gjithë ajo atmosferë, dhe kam thënë po për afganët tradhtarë? Ata të cilët që do jenë në listat e tradhtarëve në momentin që ne ikim, kemi ndonjë plan? Nuk pati vijim. Na janë afruar dy entitete jo qeveritare amerikane që na kanë kërkuar disponibilitet. Kemi qenë të qartë që kemi qenë të gatshëm të ofrojmë mikpritje. Por sigurisht që ky nuk është një proces që do zgjasë 1 ose dy muaj. Do ta zgjasë shumë. Nuk e di se sa. Kjo pjesa e afganëve që kanë ardhur këtu do ikin në SHBA. Duhet të bëjnë të gjithë procedurat. SHBA kanë spostuar shumë njerëz, mbi 100 mijë.

Kemi thënë shumë qartë se përsa i përket shpenzimeve, këto nuk mund të jenë shpenzime të taksapaguesve shqiptarë. Nëse ata do rrijnë këtu 1 ose 2 vjet, shpenzimet e tyre nuk mund të paguhen nga shqiptarët. Kemi marrë dakordësi përsa i përket shpenzimeve të qëndrimit, këto entitete, qeveria amerikane, kushdo që merr përsipër të kujdeset për këta njerëz të mbulojnë shpenzimet e tyre. Ne do bëjmë gjithë pjesën tjetër për të mundësuar aksesin në shërbime.

Ne kemi bërë atë që bëmë me familjet që humbën shtëpitë nga tërmeti. Kampe refugjatësh në Shqipëri nuk ka. Lënia aty me një kohë pafund është çnjerëzore për ata por kijon probleme dhe me Shqipërinë. Këtu nëse vijnë do të trajtohen si njerëz. Nëse qëndrojnë, janë të mirëpritur të qëndrojnë. Jo me shpenzimet e shtetit shqiptar. Ne kemi dhënë disponibilitetin për 4 mijë. Nuk do arrihet ai numër. Gjëja do vazhdojë pasi vala e madhe për Europën do jetë në vijim” – tha Rama.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *