“Mund të rrija në politikë duke bërë…”, Ben Blushi flet për herë të parë: Ika se nuk më shijonte më, sot 90% e politikanëve nuk largohen se s’dinë të bëjnë punë tjetër

mund te rrija ne politike duke bere ben blushi flet per here te pare ika se nuk me shijonte me sot 90 e politikaneve nuk largohen se sdine te bejne pune tjeter
mund te rrija ne politike duke bere ben blushi flet per here te pare ika se nuk me shijonte me sot 90 e politikaneve nuk largohen se sdine te bejne pune tjeter

Ben Blushi flet për herë të parë për largimin e tij nga politika. Gjatë një interviste në “Open” me Eni Vasilin në News 24, ai thotë se u largua kur nuk kishte më dëshirë ta bënte atë punë.

Sipas Blushit sot 90% e politikanëve nuk largohen për shkak se nuk dinë të bëjnë punë tjetër.

Mendoni që me gjithë sagën e romaneve që keni, keni krijuar lexues apo elektorat?
Unë jam njeri që kam pasur mundësi të kem elektoral dhe e kam humbur me qëllim, për shkak të mënyrës se si doja ta bëja unë atë punë. Dhe e kam humbur elektoratin, me koshiencë. Mund të kisha vazhduar të rrija çdo natë nëpër banake televizive, shaj njerin, shaj tjetrin. E lashë me koshiencë. Kush mund të më thoshte mua ik? Cikli rikthehet, kur u kthehet këtyre që janë nga 80 vjeç, pse nuk më kthehej mua që isha 45 vjeç në atë kohë? Mund të dilja, të bëja kompromise dhe të rrija. E dini pse kam ikur? Se nuk më shijonte gjë. E dyta, ishte një jetë pa shije që të bëje kompromisin që shoh përditë në televizor. Mua nuk më shijonte kjo prandaj ika. Nuk kam asnjë qëllim të krijoj elektoral, nuk e kam si projekt. Më pëlqen kur shoh që idetë që kam, kanë impakt te njerëzit. Unë bëj debat sonte më Baçin, ka apo nuk ka Zot dhe ka njerëz që mund të futen në dilemë për këtë gjë. Këto mund të kenë vlerë artistike, por kanë edhe vlerë utilitare. Mua më pëlqejnë ato që shkruaj, nuk do bëj politikë dhe shpresoj të mos bëj më. Për çfarë e dua?

E përjashton?
Unë kam ikur nga politika për një shkak se aty ku isha, nuk isha njeri i lirë. Duhet të respektoja rregullat e një shumice apo pakice, rregulla që nuk më pëlqenin. Kështu është deformuar njeriu në 5 mijë vjet. Kisha të detyron të mendosh çfarë do ajo, edhe partitë politike vjen një moment që të detyrojnë të besosh gjëra që nuk të pëlqejnë. Ka njerëz që nënshtrohen për të kapur ndonjë pune. Unë nuk e kisha këtë merak. Unë shkruaj, lexoj, bëj punë të tjera. 90% e atyre që janë akoma atje e dini pse janë? Se nuk dinë të bëjnë pune tjetër. Unë mund të bëj edhe punë të tjera, mund të bëj gazetarin në terren, mund të shkruaj libra, mund të drejtoj një televizion, mund të bëhem analist si ju që jetoni me këtë punë, e bëj dhe jam më i lirë. Nuk kam më përgjegjësi.

Ku e ke çuar Ben Blushin politikan?
është në sirtarin e kujtimeve të mia. Por është një njeri i lirë. Kam ikur si njeri i lirë. Si njeri i nënshtruar do të isha akoma aty. Kam ikur duke thënë çfarë nuk më pëlqen. Për fat të mirë apo të keq, shumica e gjërave që kam thënë dolën. Kam folur për shpopullimin e Shqipërisë i pari në Parlament në vitin 2012. Shqipëria atëherë kishte 500 mijë banorë më shumë se sot. Doli njëri dhe tallej duke thënë “shikoni çfarë thotë Ben Blushi, do vijë një ditë që ne nuk do të punojmë më arat tona”. A po ndodh kjo? Kjo po ndodh. Po të isha partiaku klasik, duke thënë këtë do të thonin “po e thua këtë se partia jonë po qeveris keq dhe njerëzit po ikin”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts