“Mund të shfaqen edhe variante të reja të COVID-it”, paralajmërimi i shefit të Infektivit në Kosovë

Në Klinikën Infektive 90% e pacientëve që po trajtohen janë të pavaksinuar. Kështu deklaron drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj. Mirëpo, doktor Vishaj tha se te pacientët që janë të vaksinuar manifestimet klinike janë më të lehta e të përballueshme.

“Diku mbi 90% të pacientëve të trajtuar në Klinikën Infektive janë të pavaksinuar, 10% janë të vaksinuar. Mesatarja sillet diku 12 deri 18 pacientë që janë të vaksinuar. Mirëpo te pacientët që janë të vaksinuar manifestimet klinike janë më të lehta të përballueshme dhe këta pacientë nuk janë duke manifestuar formën shumë të rëndë dhe fatale por janë duke manifestuar manifestime klinike mesatarisht edhe të rënda”, u shpreh Vishaj për Ekonomia Online.

Mes tjerash, Vishaj theksoi se mund të ketë variante të reja, duke shtuar se nuk mund të predikojnë se a mund të jenë më të ashpra, por sistemi shëndetësor duhet të jetë i gatshëm për çdo situatë.
“Është e mundshme që të vijnë edhe variante të reja sepse ne nuk mund të prognozojmë asgjë për gjenetikën e këtij virusi për aftësitë e tij për tu transformuar. Për variantet e reja në nuk mund të predikojmë a do të jenë më të ashpra, por në të gjitha rrethanat sistemi shëndetësor duhet të vazhdojë të përsoset në mënyrë që prurjet e reja që vijnë me pacientë shumtë t’i përballojnë më lehtë”, tha ai.
Sipas tij, masat e marra janë të domosdoshme, por thotë që mbyllja totale po krijon veç panik te qytetarët.

“Masat të cilat merren me qëllim të luftimit të pandemisë janë të domosdoshme sepse këto janë metoda epidemiologjike që shpëtojnë jetë. Ajo nocioni mbyllje na mbyllën ato më tepër janë të natyrës spekulative dhe më tepër të krijimit të momenteve të panikut. Unë asnjëherë nuk them që duhet të ketë mbyllje, por mund të ketë zbatim të masave epidemiologjike me qëllim të parandalimit dhe kontrollit të infeksionit”, u shpreh Vishaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *