“Mund të shkaktojë një cunam të fuqishëm”/ Putin “urdhëron përbindëshin” për sulm bërthamor? NATO e shqetësuar: Nëndetësja nuk është në bazë

Vladimir Putin mund të ketë nxjerrë “përbindëshin nënujorë” nga baza, ka paralajmëruar NATO-ja anëtarët e saj. Nëndetësja bërthamore “Belgorod” është zhdukur nga baza në Rrethin Arktik dhe mund të jetë në rrugën drejt Detit Kara për të testuar bërthamën “Poseidon”, sugjeron një shënim paralajmërues i NATO-s i dalë në mediat italiane gjatë fundjavës.

“Poseidon” është një dron që thuhet se është i aftë të udhëtojë në distanca të mëdha nën ujë përpara se të shpërthejë me forcë të mjaftueshme për të shkaktuar një cunami bërthamor prej 1600 metrash, i projektuar për të mbytur dhe rrezatuar qytetet bregdetare. Nëse testi do të vazhdojë, kjo do të ishte përpjekja e fundit e Putinit për të frikësuar Perëndimin lidhur me dështimin e luftës së tij në Ukrainë, pasi ai dyshohej se kishte urdhëruar sulme të fshehta në tubacionet Nord Stream javën e kaluar.

“Belgorod” u paraqit si një ‘kandidat’ për misionin e sabotimit, sepse mbante gjithashtu mini-nëndetëse të dizajnuara për të kryer sulme në infrastrukturën nënujore. Nëndetësja është një nga më të mëdhatë në botë dhe hyrja në Baltik pa u zbuluar do të ishte jashtëzakonisht e vështirë.

Është gjithashtu e paqartë nëse “Belgorod” do të kishte pasur kohë për të shkuar nga baza në Detin e Bardhë në Baltik, një distancë prej pak më pak se 3,000 milje, pa u vërejtur mungesa. NATO ka dërguar që atëherë një paralajmërim për aleatët se nëndetësja është zhdukur, por tha se ende mendohet se po operon në Arktik. Është e paqartë saktësisht se kur është dërguar paralajmërimi, por fillimisht u raportua nga gazeta italiane La Repubblica të dielën. Nëndetësja “Belgorod” është në funksion që nga korriku.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *