“Mund të shkaktojnë infertilitet dhe vdekje”, senatori australian bën deklaratën e fortë për vaksinat anti-Covid: Mjekët po kërcënohen, nuk thonë atë që duan

Malcolm Roberts, senator i Queensland në Australi  ka dalë së fundmi me një deklaratë të fortë ndaj vaksinave anti-Covid. Ai shprehet se shumë qytetarë të Australisë po hezitojnë të vaksinohen dhe se ky refuzim është rritur me 10% nga 2020.

Ai tha se të gjithë ekspertët kanë refuzuar të thonë që vaksinat janë plotëisht 100% të sigurta pasi nuk dihet se çfarë do të shkaktojnë tek njerëzit pas disa muajsh apo vitesh, me gratë shtatzana apo tek infertiliteti  i vajzave,  madje edhe deri në vdekje. Në video ai thotë se punonjësit e mjekësisë nuk lejohen të thonë atë që duan se kërcënohen me vendin e punës.

Në fund ai shprehet se një vdekje e shkaktuar nga një injeksion i aprovuar nga qecveria parashikohet ndryshe në statusin ligjor se një vdekje e shkaktuar në rrugë natyrale.

Kjo nuk është hera e parë që senatori bën një deklaratë të tillë ndaj vaksinave. Pak muaj më parë ai ka shpërndarë një postim që u konsiderua i dyshimtë në Tëitter, duke theksuar se ka efekte anësore të lidhura me vaksinat AstraZeneca dhe Pfizer, po shpërndahen në të gjithë Australinë dhe Mbretërinë e Bashkuar. Postimi origjinal përmbante një lidhje me një botim në internet, “Daily Expose”, kontrolluesit e fakteve me qendër në Mbretërinë e Bashkuar që më parë zbuloi se po paraqiste keq të dhëna të Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të MB.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *