
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u ka bërë thirrje qytetarëve kosovarë që të largohen sa më parë nga Ukraina.
Në njoftimin e ministrisë thuhet se tashmë nuk mund të përjashtohet më fillimi i një konflikti të hapur të armatosur.
MPJD u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos udhëtojnë drejt Ukrainës, ndërsa atyre që ndodhen atje, u ka bërë thirrje të largohen sa më parë.
“Për informacione aktuale dhe ndihmë konkrete, qytetarët e Republikës së Kosovës që ndodhen në Ukrainë mund të kontaktojnë Ambasadën e Kosovës në Pragë në numrin: + 420 257 217 775 ose në adresën e emailit: embassy.cz.republic@rks-gov.net,” thuhet në njoftim.
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al