“Mund t’i kombinoni vaksinat Astra Zeneca dhe Pfizer”- Ministria e Shëndetësisë në Kosovë del me njoftim: Nuk janë të vërteta deklaratat që…

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka dalë me një njoftim ku u bën me dije qytetarëve se është e mundur që nëse dëshirojnë të kombinojnë dozat e Astra Zeneca-s dhe Pfizer BioNTech.

Në deklaratën për media thuhet se rekomandimi vjen nga Komiteti i Vaksninimit.

“Ministria e Shëndetësisë i informon sërish qytetarët e vendit se ata që vaksinohen kundër COVID-19 kanë të drejtë të zgjedhin llojin e vaksinës të cilën do ta marrin prej dy llojeve të vaksinave të cilat përdoren në Kosovë si Astra Zeneca dhe Pfizer BioNTech. Gjithashtu, që kur ka filluar vaksinimi i qytetarëve në masë kundër COVID-19 (qershor 2021), qytetarëve u është lejuar, me rekomandim të Komitetit të vaksinimit edhe kombinimi i vaksinave, që do të thotë se dozën e parë mund ta marrin të vaksinës Astra Zeneca dhe të dytën Pfizer dhe anasjelltas“, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Më herët, një mjeku infeksionist Ilir Tolaj deklaroi se kombinimi i vaksinave është më efikas për të krijuar imunitet ndaj virusit dhe varianteve të tij, ndërsa sipas tij kombinimi i tyre nuk lejohet në Kosovë.

MSH-ja e ka përgënjeshtruar duke thënë se “deklaratat e kujtdo qoftë se në Kosovë nuk lejohet kombinimi i vaksinave janë të pavërteta”.

E enjtja e 12 gushtit ka regjistruar ditën me numrin më të lartë të dozave të vaksinave anti-Covid në Kosovë. Vetëm sot kryer mbi 19 mijë doza vaksinime për qytetarët.

Po sot qeveria e Kosovës ka vendosur masa të reja anti-Covid që hyjnë në fuqi duke filluar nga 20 gushti. Qytetarët duhet të dëshmojnë se janë vaksinuar apo se kanë një test PCR-je negativ në 72 orët e fundit, për të hyrë në bare, apo klube nate.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *