Mundësia e certifikatës ndërkombëtare të vaksinimit/ Eugena Tomini: Vendet që do e pranojnë, mund të kërkojnë…

Zv/ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini e ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka folur për mundësinë e certifikatës së vaksinimit ndaj COVID-19.

Tomini thotë se asnjë vendim nuk është marrë deri më tani, ndërsa thekson se Shqipëria momentalisht e ka pasaportën e vaksinimit.

Ajo thotë se edhe nëse nuk dalin certifikatat e vaksinimit për të cilat përflitet shumë në BE, do të funksionojnë ato vendase.

Tomini shton se vendet që do e pranojnë certifikatën e vaksinimit, mund të kërkojë edhe një tampon në kufi apo deri në 72 orë të vjetër.

‘’Në lidhje, mbështetur nga rekomandimet e OBSH. Organizata botërore e ka hedhur disa herë gjykim, tek Komisionet e veta sa i përket imunitetit dhe qarkullimit, për të qenë të vaksinuar. Asnjë vendim nuk është marrë, pasi pasjes së çertifikatës shumë vende ende s’kanë filluar vaksinimin.
Sa i përket mundësisë sonë, ne kemi në e-Albania.
Rregullorja ndërkombëtare e shëndetit, nëse nuk vendoset një standard nëpërmjet një certifikate elektronike, ato vendase do të kenë funksionin e tyre. Por nën efektin dhe rregullat, bëhet një certifikatë standarde.
Isha duke shpjeguar, që ju udhëtoni dhe në Afrikë. Keni marrë nga ISHP që njihet në gjithë tranzitet. Është nga Ministria e Shëndetësisë.
Besoj që vendet që mund të pranojë faktin e certifikatës së vaksinimit, mund të kenë edhe një tampon apo ta kërkojnë një 72 orët e fundit. ‘’- tha Tomini.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *