Mundësia e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme, Kurti: Opozita duhet të bëhet gati, ne jemi gjithmonë të gatshëm

mundesia e mbajtjes se zgjedhjeve te jashtezakonshme kurti opozita duhet te behet gati ne jemi gjithmone te gatshem































Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme. 

kurti

Kurti ka thënë se Vetëvendosja është e gatshme për zgjedhje të reja, porse opozita duhet të bëhet gati.

Ai ka folur në panairin e 23-të EXPOKOS.

“Opozita duhet të bëhet gati, ne jemi gjithmonë gati, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati”, tha Kurti.

Kurti së fundmi u takua me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, me të cilin diskutoi edhe për zgjedhjet.

Ka thënë se të gjitha partitë  duhet të dakordohen për datën e zgjedhjeve. Teksa PDK-ja është shprehur pro shpërndarjes së Kuvendit, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) po kërkojnë dorëheqjen ose shkarkimin e Kurtit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts