Mungesa e Çollakut në mbledhjen e thirrur nga Bardhi, deputeti: U ndjeva i ofenduar, më lajmëruan me një SMS

mungesa e collakut ne mbledhjen e thirrur nga bardhi deputeti u ndjeva i ofenduar me lajmeruan me nje sms
mungesa e collakut ne mbledhjen e thirrur nga bardhi deputeti u ndjeva i ofenduar me lajmeruan me nje sms

Deputeti i PD-së, Kreshnik Çollaku, në një komunikim për rubrikën “Opinion” në News24, foli për situatën në Partinë Demokratike dhe mungesën e tij në mbledhjen e thirrur nga Gazment Bardhi, e cila u mbajt pak ditë më parë.

Në lidhje me situatën brenda PD-së, demokrati tha se problematika kryesore është përçarja dhe gati ndarja e partisë. Ndërsa në lidhje me mungesën e tij në mbledhjen e thirru nga Bardhi, u shpreh se u ndje i ofenduar nga mënyra e ftesës, teksa shtoi se i erdhi vetëm një SMS, disa orë para takimit.

“Problematika e opozitës është përçarja dhe gati ndarja e partisë. Mediu, Duka, Dule nuk mund të jenë kumbarë. Kam qenë pro idesë për të bashkëpunuar, pasi u ndjeva i fyer nga mënyra e lajmërimit të situatës.

Kishte muaj që flitej për një nismë të tillë. Qarkullonin si fjalë. Për një nisëm që unë e vlerësoj të rëndësishme, të më vijë vetëm një SMS disa orë para, mu duk si një veprim i cili bëhej sa për të vënë në një pozitë të vështirë pjesën tjetër, sesa për të kontribuar në ide. Paragjykimi që unë kam, është se kjo lëvizje shpallet për të bashkuar opozitën, vjen si rezultat i një konflikti personal me Bardhit dhe Bashës. U përplasën se kush do e drejtojë Grupin Parlamentar. Nëse provohet se kjo lëvizje nuk ishte pjesë e inatit të Bardhit”, u shpreh Çollaku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts