Mungesa e furnizimeve, efektet financiare që u krijuan nga pandemia e COVID-19

Pse problemet e zinxhirit të furnizimit nuk po zhduken. Dalin në pah efektet financiare të pengesave të zinxhirit të furnizimit në firmat industriale

Zinxhirët e furnizimit janë paraqitur rrallë në raportet e të ardhurave të kompanive gjatë tre dekadave të lulëzimit të globalizimit, me përjashtim të përmendjes së herëpashershme të përfitimeve të kostove më të ulëta. Megjithatë, në këtë sezon të deklarimit të fitimeve, mungesat e shkaktuara nga Covid-19 janë ndër problemet e para të përmendura nga shumë firma. Varianti Omicron ka përkeqësuar pengesat, duke i detyruar punëtorët në shumë industri të karantinohen. Dhe mungesat e stafit dhe materialeve po kontribuojnë në inflacion, duke rritur kostot për shumë kompani.

MĂ« 25 janar, investitorĂ«t e zhgĂ«njyer ulĂ«n çmimin e aksioneve tĂ« kompanisĂ« GE me 6%, pasi Larry Culp, shefi i firmĂ«s industriale, tha se “erĂ«rat e kundĂ«rta” tĂ« zinxhirit tĂ« furnizimit kishin goditur veçanĂ«risht rĂ«ndĂ« biznesin e kujdesit shĂ«ndetĂ«sor. TĂ« ardhurat e tremujorit tĂ« katĂ«rt ranĂ« me 3.5%, nĂ« bazĂ« vjetore. NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n ditĂ«, Gregory Hayes, shefi i Raytheon, paraqiti rezultate tĂ« pĂ«rziera, duke vĂ«nĂ« nĂ« dukje se kompania kishte “vuajtur nga ndĂ«rprerjet e furnizimit”.

TĂ« tjerĂ« po nuhasin vĂ«shtirĂ«sitĂ« e ardhshme. MĂ« 26 janar, Boeing tha se zinxhirĂ«t e furnizimit nuk ishin njĂ« “pengesĂ«â€ sepse prodhimi i avionĂ«ve nga kompania ishte i ulĂ«t. Por ai shtoi se lĂ«ndĂ«t e para dhe sfidat logjistike ishin “elemente qĂ« duheshin mbajtur nĂ«n vĂ«zhgim”. Disa orĂ« mĂ« vonĂ«, Tesla deklaroi se pengesat e zinxhirit tĂ« furnizimit e kishin detyruar kompaninĂ« qĂ« tĂ« operonte fabrikat e saj nĂ«n kapacitetin maksimal.

As kompanitë europiane nuk janë imune ndaj këtyre problemeve. Më 21 janar, Siemens Gamesa, gjigant i turbinave me erë, fajësoi problemet e zinxhirit të furnizimit për rezultatet e dobëta dhe uljen e fitimeve. Rivali Vestas ka shprehur shqetësime të ngjashme. Firma e konsulencës EY, ka llogaritur se firmat e listuara në Britaninë e Madhe lëshuan 19% më shumë paralajmërime për ulje fitimesh në tremujorin e fundit të vitit 2021, në krahasim me një vit më parë. Një numër rekord kompanish fajësuan ndërprerjen e zinxhirit të furnizimit dhe rritjen e kostove.

Mungesat kanë arritur nivele rekord (shih grafikun). Mungesa e çipave çoi në një ulje prej 10% të prodhimit vjetor të makinave në vitin 2021, pasi firmat ulën porositë në fillim të pandemisë dhe kërkesa u rrit me lehtësimin e kufizimeve.

Shenjat e pĂ«rmirĂ«simit janĂ« tĂ« pakta. SĂ« fundmi, kompania Toyota tha se do tĂ« ulte prodhimin me 150,000 automjete, ose rreth 18%, nĂ« muajin shkurt, pĂ«r shkak tĂ« mungesĂ«s sĂ« çipave. KompanitĂ« e mĂ«dha amerikane tĂ« anketuara nga Departamenti Amerikan i TregtisĂ«, raportuan se inventarĂ«t e tyre tĂ« çipave kishin rĂ«nĂ« nga 40 ditĂ« nĂ« vitin 2019, nĂ« mĂ« pak se pesĂ« ditĂ« nĂ« vitin 2021 – dhe nuk prisnin asnjĂ« pĂ«rmirĂ«sim pĂ«r tĂ« paktĂ«n gjashtĂ« muajt e ardhshĂ«m. Departamenti ka paralajmĂ«ruar se mungesat e vazhdueshme mund t’i detyrojnĂ« fabrikat tĂ« mbyllen.

Edhe transporti i mallrave vazhdon të jetë problem. Normat e transportit me kontejnerë po arrijnë nivelet rekord të verës së kaluar. Analistët nuk presin lehtësim të madh përpara gjysmës së dytë të vitit. Mungesa e punëtorëve po e bën gjendjen edhe më të vështirë.

Shoqëria e konsulencës IHS Markit vëren se fuqia punëtore e Amerikës ka një mungesë prej 4 milionë punëtorësh në krahasim me nivelet para pandemike, ndërkohë fuqia punëtore e Europës është ngushtuar nga lëvizja e reduktuar e punëtorëve emigrantë dhe ajo e Azisë nga masat e reja kufizuese. Kompania Raytheon fajësoi mungesën e saldatorëve që janë me rëndësi jetike për tehet e turbinave të motorëve reaktivë. Shoqata Amerikane e Kamionëve, një organ tregtar, tha vitin e kaluar se industria u përball me një mungesë prej 80,000 shoferësh kamioni.

Të gjitha këto kufizime janë duke shtuar kostot e pjesëve të këmbimit, materialeve dhe pagave. Me rritjen e çmimeve të energjisë, kompanitë industriale kudo po përballen me një fillim të vështirë të vitit 2022. Me të gjitha këto pengesa që tregojnë pak shenja zhdukjeje, zinxhirët e furnizimit mund të jenë një arsye kryesore pse kompanitë po përjetojnë rezultate zhgënjyese tremujore në fitime./Monitor

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *