Mungesa e karburantit pas bllokimit nga Izraeli/ Spitalet në Gaza kufizojnë punën, trajtojnë vetëm rastet e rënda

mungesa e karburantit pas bllokimit nga izraeli spitalet ne gaza kufizojne punen trajtojne vetem rastet e renda

mungesa e karburantit pas bllokimit nga izraeli spitalet ne gaza kufizojne punen trajtojne vetem rastet e renda

20:33 11/10/2023

Pas bllokimit që i bëri Izraeli duke mbyllur aksesin në energjinë elektrike, ushqimin, karburantin dhe ujin, në Gaza ka nisur të ketë mungesë të karburantit dhe kjo gjë duket që po ndikon më së shumti në shëndetësi.

Ditën e sotme, autoriteti energjetik vendosi të mbyllë stacionin e vetëm të energjisë në Gaza, sepse karburanti po mbaron dhe kjo do të ndikojë në disa shërbime thelbësore, siç janë spitalet.

Sipas asaj që raporton BBC, ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi ka thënë se spitalet tani duhet të kufizojnë punën e tyre në trajtimin e shpëtimit të jetëve, kështu që për momentin ata nuk do të trajtojnë askënd që nuk është në gjendje kërcënuese për jetën./tvklan.al




mungesa e karburantit pas bllokimit nga izraeli spitalet ne gaza kufizojne punen trajtojne vetem rastet e renda

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts