Mungoi kundër Xhenoas, Veseli pritet nga minuta e parë sonte ndaj Milanit








Të dielën e kaluar nuk mundi të ishte as në stol në barazimin e të tijve ndaj Xhenoas, por sot Salernitana mund të ketë përsëri nevojë për shërbimet e Frederik Veselit.

VESELI

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare pritet të jetë të paktën pjesë e grupit në formacion për sfidën që skuadra e tij ka të programuar sot në orën 20:45 kundër Milanit.

Për 29-vjeçarin kjo do të ishte prezenca e tetë në kampionatin e sivjetshëm të Serisë A ku ka luajtur në total 552 minuta.

Pas divergjencave me trajnerin Kolantuono, për Veselin mund të ketë shanse tani që në stolin e Salernitanës është ulur Davide Nikola.

Trajneri i ri mund t’i besojë përvojë se mbrojtësit të Kombëtares në një sfidë tejet delikate si kjo kundër Milanit.

for

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.