“Mungojnë të dhënat e TIMS”/ Basha thirrje Gledis Nano: Policia të dorëzojë informacionet, a kanë udhëtuar ministrat me pronarët e inceneratorëve








Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku deklaroi se të vetmet informacione që nuk janë marrë në këtë komision, janë të dhënat e udhëtimeve të ministrave, nga sistemi TIMS e Policisë së Shtetit.

lulzimbasha12

Për këtë, kryedemokrati Lulzim Basha i bëri thirrje Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nanos që të dorëzojë të gjitha informacionet e kërkuara nga komisioni.

Sipas Bashës, duhet të jepen informacionet nëse ministra apo zyrtarë të qeverisë kanë udhëtuar sëbashku me pronarët apo përfaqësuesit e inceneratorëve.

Basha thotë se mosbashkëpunimi i Policisë së Shtetit me Komisionin Hetimor përbën një vepër penale.

Tabaku: Dy gjëra nuk kemi marrë nga ky komision, të dhënat nga TIMS të cilat provojnë udhëtimet e anëtarëve të qeveriosë me pronarët e inceneratorëve. Nuk kemi marrë llogaritë bankare. Këto të fundit janë zbardhur. Ishin jashtë fuqisë tonë për t’i marrë.

Basha: Gjej rastin t’i bëj thirrje Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano. Në bazë të ligjit dhe Kushtetutës së vendit, nuk mund të mohojë Policia e Shtetit aksesin në informacionin e kërkuar nga komisioni hetimor të lëvizjes së personave për të cilët është bërë kërkesa. E di po kështu nga informacionet e ardhura në PD, se ndalimi i raportimit të të dhënave të sistemit Teams nuk është bërë me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, por është bërë me urdhër politikë nga lart. Gledis Nanos i bëj thirrje që prej ditës së hënë, e di se sa kollaj ësht ëpër t’i kthyer përgjigje komisionit hetimor, dhe t;’i thuhet nëse këta ministra ose persona kanë udhëtuar sëbashku në tokë, det apo ajër, apo sa herë kanë udhëtuar. Mosbashkëp[unimi i Policisë së Shteitt, përbën një diskreditim të këtij institucioni.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.