Luzi 2008 kërkon pathyeshmërinë. Kanë 5 javë që nuk humbasin dhe plani është që të mos e prishin këtë seri edhe ndaj Besëlidhjes.
I presin në “Tofik Jashari” dhe sulmuesi Ermir Spahiu paralajmëron vetëm vazhdimësinë
“Po kalojmë një formë mjaft të mirë dhe nga ndeshja në ndeshje po dëshmojmë jo vetëm dëshirë e sakrificë, por edhe cilësi loje. Luzi 2008 nuk ka pasur ulje-ngritje dhe kjo vjen prej të rinjve, që gëzojnë një gjendje fizike prefekte.
Natyrisht që diferenca qëndron vetëm te shfrytëzimi i rasteve.
Në disa prej tyre shënojmë shpejt e në disa të tjera humbim shumë. Besëlidhja është një ekip me mjaft vite përvojë në Kategorinë e Parë dhe Superiore më herët.
Ne e kemi vlerësuar maksimalisht këtë sfidë. Objektivi ynë i vetëm mbetet fitorja, pasi në fakt nuk kemi pikët që kemi merituar.
Nuk do të jetë e lehtë, por unë besoj fuqishëm te shokët, pasi e përsëris, Luzi 2008 ka gjithë dëshirën dhe përbërjen për t’ia arritur kësaj”, tha Spahiu për “Panorama Sport”.
FERIZ FERIZAJ – PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al