Murtaja, tanke dhe mina, forcat ruse sulmojnë 9 zona në rajonin e Sumy-t

Rusia ka bombarduar nëntë komunitete përgjatë kufirit të Sumy Oblast, tha administrata ushtarake e Sumy Oblast. Në shënjestër u vunë rajonet e Esman, Shalyhyne, Mykolaiv, Putyvl, Velyka Pysarivka, Khotin, Krasnopillia dhe Yunakivka.

Bombardimet, raporton gazeta Kyiv Independent, shkaktuan mbi 100 shpërthime. Administrata njoftoi se ushtria ruse sulmoi me zjarr artilerie, mortaja, tanke dhe topa. Ata gjithashtu hodhën mina në Putyvl, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për viktima.

Sumy Oblast ndodhet në kufirin verilindor të Ukrainës me Rusinë. Ai ka qenë objektiv i bombardimeve të përditshme nga përtej kufirit që kur pjesë të rajonit u çliruan nga trupat ruse në fillim të prillit 2022.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts