Musk do japë 6 milionë Dollarë për ndihmën kundër urisë

12:17 02/11/2021

“Nëse OKB vërteton se kjo do të zgjidhë urinë në botë”

Miliarderi Elon Musk ka bërë me dije se do të shesë aksionet e Tesla-s dhe do t’i dhurojë të ardhurat nëse OKB-ja mund të vërtetojë se vetëm një përqindje e vogël e pasurisë së tij mund të shpëtonte dhjetëra miliona jetë.

Deklarata e Musk vjen si përgjigje ndaj drejtorit të  Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së, David Beasly, i cili tha javën e kaluar se një donacion prej 6 miliardë Dollarësh nga miliarderë si Musk dhe Jeff Bezos mund të ndihmonte 42 milionë njerëz.

Por Musk po sfidon pretendimin se sasia specifike do të zgjidhë krizën e urisë, duke thënë në Twitter se nëse Programi Botëror i Ushqimit mund të tregojë matematikën e tij, atëherë ai “do të shesë aksionet e Tesla-s që tani dhe do ta bëjë atë”. Ai gjithashtu kërkoi transparencë se si do të shpenzohen paratë.

Beasley iu përgjigj Musk duke e siguruar se kanë sisteme të vendosura për transparencë dhe kontabilitet me burim të hapur. Ekipi i Musk mund të shqyrtojë dhe të punojë me organizatën për të qenë plotësisht i sigurt për të. Ai gjithashtu sqaroi se Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së nuk kishte thënë kurrë se 6 miliardë Dollarë do të “zgjidhnin urinë në botë”, që është formulimi që Musk përdori në Twitter.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *