Musk feston Halloween në Kështjellën e Drakulës, fton 140 miq miliarderë

musk feston halloween ne keshtjellen e drakules fton 140 miq miliardere
musk feston halloween ne keshtjellen e drakules fton 140 miq miliardere

13:17 31/10/2022

Elon musk merr me qira “Kështjellën e Drakules” , paguan 75 mije Euro për festën e Halloween-it

Në disa vende të botës, festohet  Halloween. Për shkak se bie të hënën, shumë njerëz kanë festuar tashmë në natën e 30 Tetorit. Disa nga më të pasurit dhe më të fuqishmit në botë, janë mbledhur në kështjellën e Transilvanisë të quajtur Bran.

Mediat e huaja raportojnë  se gjatë fundjavës, vendi kishtë 140 të ftuar vip gjatë fundjavës, duke përfshirë Angelina Jolie, Sergey Brin dhe Larry Page të Google, Steve Jurvetson të SpaceX dhe Peter Thiel të PayPal dhe Luke Nosek.

Organizatori i festës bëhet me dije  se ishte Elon Musk , i cili gjithashtu u tha se kishte marrë me qira vendin për festën i cili mund të ketë paguar plot  75,000 Euro.

Megjithëse shumë nga mediat lokale pretendojnë se Musk nuk ishte vetëm ai që mori me qira kështjellën, por gjithashtu pagoi për gjithçka, dhe madje nxori dëshmitarë për treguar se ai ndodhej aty, ndërsa të tjerë thonë se miliarderi as që arriti në kështjellë. Sipas CNN thuhet se disa burime pretendojnë se Musk jo vetëm që nuk erdhi në vendlindjen e Drakulës, por nuk ishte as ai që organizoi festën.

Kalaja Bran ishte vendi ku mbrëmë u mbajt një festë vigane. Vendi, i konsideruar nga disa si një nga shtëpitë e vampirit legjendar Drakula,për shkak të lidhjes me Vlad the Impaler, njeriun që frymëzoi personazhin Bram Stoke, është vendi ku njerëzit e pasur shkojnë për shumë vite për të festuar një Halloween sic i ka hije festës.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts