Musliu i kthehet Kurtit: Mos ik, hajde ulu frikacak! Nëse Thaçi do të rriste çmimin e dritave, ti do ta kishe djegur flakë vendin

Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu, e ka quajtur frikacak kryeministrin Albin Kurti në seancën e sotme të Kuvendit. Pasi deputetja Musliu nisi akuzat ndaj tij, Kurti doli nga seanca. Kjo shkaktoi reagimin e Musliut e cila i kërkoi që të kthehej në seancë.

“Albin Kurti i super-premtimeve, sot është shndërruar në një kryeministër të super-arsyetimeve. Si rezultat ky kombinim…, rri more rri, mos u frikëso o kryeministër, mos ik prej përgjegjësive, hajde ulu këtu, hajde! Frikacak… Si rezultat ky kombinim është se kjo e vërtetë është Albin Kurti i supershfajësimeve…”, tha deputetja e PDK-së.

Musliu tha se po të propozonte Thaçi rritje të çmimit të energjisë elektrike, Kurti do ta digjte flakë vendin.

“Ky njeri po sillet thuajse kriza e energjisë paska ardhur brenda natës përderisa fajëson 20 vjet qeverisjes para tij, merr me mend sikur Thaçi të të propozonte rritjen e çmimeve të energjisë, Kosova do të digjej flakë nga Albin Kurti dhe kompania e tij”, tha Musliu. Në këtë debat, ndërhyri edhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca. Ai i tha Musliut “Mos ma kërcëno kryeministrin Gane”

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.