Mustafi e nis me telashe te klubi i ri, sherr me La Liga për fanellën e pazakontë





Shkodran Mustafi e ka nisur me këmbën e gabuar eksperiencën e tij te klubi i ri. Mbrojtësi shqiptar i cili përfaqëson Gjermaninë në arenën ndërkombëtare, është bërë objekt polemikash dhe rrezikon t’i kushtojë klubit një gjobë të majmë vetëm për numrin e fanellës që ka zgjedhur.

mustafi

Para pak ditësh, Levante bëri të ditur se Mustafi kishte zgjedhur numrin 13 për edicionin e ri. Por që këtu nis një shkelje që zakonisht nuk tolerohet nga La Liga, pasi ky numër i rezervohet vetëm portierëve.

Jo vetëm kjo, pasi për t’i lënë të lirë numrin 13 Mustafit, portieri Aitor, ka ndryshuar fanellën e tij, duke marrë atë me numrin 1. Problemi është se ai kishte luajtur me fanellën me numrin 13 dhe sipas La Liga nuk lejohet që një lojtar të ndryshojë fanellën brenda të njëjtës skuadër në mes të sezonit pasi ka luajtur një herë me të.

Ndaj klubit është hapur hetim dhe rrezikohet një gjobë e majme. Ndërsa për La Liga, Mustafi nuk figuron ende i regjistruar te Levante, pasi ky klub ka të plotë 25-shen e futbollistëve të regjistruar për këtë edicion dhe pa hequr ndonjë prej tyre, nuk do të mund të përfshijë në ekip mbrojtësin.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *