Mutacion indian shton sërish infektimet në Izrael

15:45 25/06/2021

Qeveria rikthen detyrimin për maskat në ambientet e brendshme

Mutacioni indian shton sërish infektimet e reja në Izrael. Autoritetet thonë se 50% e të infektuave nga i ashtuquajturi varianti Delta janë të vaksinuar, por pasojat janë më të lehta krahasuar me të pavaksinuarit.

Shtimi i ndjeshëm i rasteve, gjatë ditëve të fundit detyroi Kryeministrin Naftali Benet të rikthejë që nga kjo e premte, detyrimin për mbajtjen e maskës në ambientet e brendshme.

24-orëshi i fundit shënoi 219 raste të reja infektimesh, gati dyfishin e një dite më parë. Infektimet janë në rritje të vazhdueshme prej 10 ditësh. Maska duhet të mbahet edhe në grumbullime me shumë njerëz në ambiente të jashtme. Megjithatë ekspertët thonë se për momentin, vendi nuk rrezikohet nga një valë e re.

Qeveria u bëri thirrje prindërve të mos ngurrojnë të dërgojnë fëmijët në qendrat e vaksinimit, ku injektohen dozat e Pfizer për moshat nga 12 -15 vjeç. Synohet të rritet përqindja e të vaksinuarve deri në nivelin 70% të imunizimit të tufës.

Aktualisht me të dyja dozat janë vaksinuar 57% e popullsisë. Drejtuesit e firmës Pfizer thanë se rritja e rasteve në Izrael, ndër vendet më të përparuara me procesin e vaksinimit në botë thanë se rritja e rasteve nuk ngre asnjë dyshim për efektivitetin e vaksinës.

Sipas tyre, imunizimi me dozat Pfizer nuk parandalon plotësisht infektimin por garanton shmangien e pasojave të rënda shëndetësore. Britania dhe Rusia janë dy vende të tjera ku ka rritje infektimesh prej variantit Delta.

Tv Klan
















Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *