Mutacioni indian, shqetësim global

10:15 11/05/2021

OBSH: Përhapet më shpejt se varianti brazilian, britanik e afrikan

Mutacioni i dyfishtĂ« indian i koronavirusit Ă«shtĂ« tashmĂ« “shqetĂ«sim global”. Organizata BotĂ«rore e ShĂ«ndetĂ«sisĂ« e ka kategorizuar kĂ«tĂ« variant nĂ« njĂ« nivel tĂ« lartĂ« rreziku.

Përmes këtij kategorizimi u bëhet thirrje ekspertëve të intensifikojnë kërkimet për zbulimin e veçorive të këtij mutacioni, për shkak të rrezikut të lartë të përhapjes.

E qartë, aktualisht është ky variant edhe më lehtësisht ngjitës se mutacioni britanik, afrikano-jugor apo ai brazilian. Për më tepër shkakton më shumë raste të rënda infektimesh, redukton efektin e anti-trupave të krijuara nga vaksinat apo infektimi i mëparshëm me COVID-19 dhe është më rezistent ndaj ilaçeve.

Deri më tani, varianti indian është përhapur në të paktën 30 vende të botës, përfshirë edhe disa shtete europiane. Ndërsa në Indi ka shkaktuar javët e fundit valën më të ashpër që ka njohur globi në më shumë se një vit pandemi.

Infektimet ditore arritën javën e kaluar në mbi 414 mijë raste. Kjo është java e tretë që infektimet ditore nuk bien nën 300 mijë, teksa rekordin e mëparshëm e mbanin Shtetet e Bashkuara, që 300 mijëshin e prekën vetëm një ditë, më 8 Janar.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *