Mutacioni indian vë Britaninë para një vale të re?

12:32 30/05/2021

Rriten sërish shifrat e infektimeve ditore

Britania e Madhe është në alarm për shkak të një vale të re të koronavirusit të shkaktuar nga përhapja e mutacionit indian. Në 3 ditët e fundit, shifrat e infektimeve kanë shënuar rritje me mbi 3 mijë raste ditore. Kulmi u shënua 24-orëshin e kaluar me mbi 4 mijë infektime të reja, nivel që nuk ishte arritur prej 1 Prillit. Gjatë gjithë periudhës Prill-Maj, shumë rrallë është tejkaluar kufiri i 3 mijë infektimeve ditore. Këtë javë, shtrimet në spitale pësuan rritje me 20%.

Rritja e rasteve ka bërë që autoritetet britanike të shtyjnë lehtësimin e mëtejshëm të masave kufizuese. Në fillim të këtij muaji, kryeministri Boris Johnson shpalli nisjen e lehtësimit të masave, duke rihapur aktivitetet jo-thelbësore si dyqanet, baret, restorantet e diskotekat.

Vendimi u mor pas uljes së infektimeve ditore, falë vaksinimit dhe bllokadës së ashpër kombëtare që prej fillimit të këtij viti. Megjithatë, shifrat mund të venë në pikëpyetje efektshmërinë e vaksinave aktuale ndaj mutacionit të dyfishtë indian.

Vendet europiane po shqyrtojnë mundësinë e rikthimit të kufizimeve për hyrjen e turistëve britanikë. Në Europë dhe SHBA tendenca në rënie e infektimeve është e vazhdueshme.

Tv Klan


Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *