Muzeu i rrallë i pajisjeve të vjetra të telekomunikacionit

13:17 16/07/2023

Në muzeun e qytetit të Seattle ka një koleksion të rralle prej më shumë se 250 objektesh historike

Brenda kësaj ndërtese në qytetin amerikan në Seattle gjendet një koleksion i rrallë prej më shumë se 250 objektesh historike.

Në këtë koleksion gjenden pesë sisteme të mëdha telefonike, pajisje televizive transmetimi, printera të shumtë që dikur përdoreshin për të dhënë lajme nga agjencitë prestigjioze të lajmeve si p.sh. Reuters, por edhe shumë se 200 telefona analogë të të gjitha llojeve.

Peter Amstein, drejtor i muzeut: Unë mendoj se ka dy gjëra që e bëjnë këtë muze kaq  të veçantë dhe unik. Njëra prej tyre është se është një përvojë krejt ndryshe. Ka shumë muze të tjerë, por shumica prej tyre janë thjesht janë statike.  Por këtu është ndryshe pasi mund t’i provoni pasi gjithçka këtu qëndron e ndezur. Prandaj kjo përvojë është shumë më  interaktive, por edhe e ndryshme.

Peter Amstein, një ish-punonjës i Microsoft-it, i cili ka edhe rolin e presidentit të bordit të Grupit të Historisë së Telekomunikacionit ndihmon të gjithë vizitorët duke u dhënë atyre informacione, por edhe përgjigje për pyetjet që mund të kenë rreth këtij muzeu.

Ai është një nga 23 vullnetarët aktivë në muze, të cilët të gjithë punojnë në projekte të ndryshme nga më  të mëdha deri tek ato  të vogla dhe ndihmojnë në ofrimin e tureve një herë në javë kur muzeu është i hapur për publikun për disa orë.

“Gjëja tjetër që unë mendoj se është e veçantë për muzeun tonë është se ai është një muze gjithnjë e  në rritje, pra në zhvillim. Ka edhe muze të tjerë të ngjashëm që janë krijuar nga të njëjtët  persona që krijuan këtë muze. Por këto muze qëndrojnë në vend pra nuk zhvillohen në ndryshim nga muzeu ynë. Këtu ne vijojmë të mbledhim objekte të reja, vazhdojmë të shtojnë pajisje të reja në ekspozitat tona. Ne jemi gjatë gjithë kohës në kërkim të objekteve  interesante që ne mendojmë se do të ishin diçka mjaft pozitive për muzeun tonë. Në disa raste ne i dërgojmë vullnetarët tanë në misione të ndryshme për të gjetur dhe marrë këto objekte. Pra, është një vend në rritje”.

Amstein shpjegon se pse stafin është kaq i përkushtuar për të punuar në këto objektet të vjetra të telekomunikacionit.

“Shumica e vullnetarëve që bashkohen me ne sot kanë punë në industrinë e teknologjisë ku kalojnë ditët e tyre të ulur në një karrige duke shtypur tastierën. Dhe kjo është e gjitha shumë virtuale dhe e paprekshme. Dhe mendoj se një nga gjërat thellësisht të këndshme rreth  këtij ambienti është se kjo teknologji e vjetër është shumë fizike dhe e prekshme. Ju mund të shihni pjesë që lëvizin, ju mund të shihni dritat që ndezin.”

Në një qoshe të muzeut qëndron një sistem operativ, i gjetur në një muze tjetër si ky i cili ishte planifikuar të hidhej në plehra dhe rrezikonte të humbiste përgjithmonë. Por Sarah Autumn, pjesë e këtij stafi kaloi pesë vjet  të jetës së saj për të sjellë në jetë këtë sistem.

“Pra, këtu në këtë muze, ky sistem është i vetmi që ka mbetur në të gjithë botën. Në një moment kishte qindra prej tyre, disa të instaluara në çdo qytet të madh në SHBA, por të gjithë u hodhën në plehra dhe  ky ishte është i vetmi që u shpëtua. Dhe ende funksionon.”

Për agjencinë e lajmeve Reuters ajo shpjegon mënyrën se si ja doli ta bënte që sistemi të funksiononte sërish.

“Në fillim me këtë sistem, kishte një proces të gjatë të të mësuarit, dhe nuk ishte për zemër të kaq e thjeshtë është, sepse nuk kishte vërtet një mënyrë për të hyrë. Pra ti mendon se kur di të ngasësh një biçikletë, ndoshta mund ta kuptosh më vonë mënyrën se si të ngasësh një motoçikletë sepse ka një ngjashmëri midis dy gjërave, apo jo? Por ishte vërtet e vështirë të gjeja ngjashmëri në këtë sistem me çdo gjë tjetër për të cilën dhe me të tjerat me të  kisha punuar më parë. Por kur e studiova për një kohë të gjatë thjesht u surprizova”.

Si ky muze në qytetin e Seattle ka edhe shumë të tjera në SHBA, por ky muze qëndron i hapur për të gjithë vizitorët vetëm të dielave nga ora 10 e mëngjesit deri në orën 3 të pasdites.

Klan News

“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bot sot “”www.botasot.al/a> “”

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *